Ndërlidhjet

AstraZeneca përballet me vështirësi në furnizimin e BE-së me vaksina


Një infermiere duke vaksinuar një qyetetare bullgare me vaksinën e kompanisë AstraZeneca.

Kompania AstraZeneca po përpiqet që t'ia dorëzojë Bashkimit Evropian vetëm 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, deri në fund të marsit.

Kjo përbën më pak se gjysmën e shumës që premtoi në kontratën e saj për tremujorin e parë të vitit, tha drejtori ekzekutiv i AstraZenecas, Pascal Soriot, të enjten për ligjvënësit evropianë.

Më herët kjo kompani kishte premtuar se do të ofronte rreth 90 milionë doza në tremujorin e parë të këtij viti.

BE-ja e cila është shumë prapa Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në vaksinimin e qytetarëve, i ka kërkuar vazhdimisht AstraZenecas që të ofrojë më shumë doza të vaksinës.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t'ia dhënë 40 milionë doza në tremujorin e parë të vitit 2021", tha drejtori ekzekutiv i AstraZenecas, Pascal Soriot.

Sortiot nuk dha asnjë informacion sa i takon furnizimit me vaksina në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Sipas kontratës, deri në këtë fazë të vitit, kompania është e obliguar që të ofrojë rreth 180 milionë doza të vaksinës.

XS
SM
MD
LG