Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut shënon 30 viktima nga COVID-19


Mural kushtuar mjekëve që janë ballafaquar me koronavirusin, Shkup janar 2021.

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 30 viktima me COVID-19, që paraqet bilancin më të rëndë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë të moshës mes 50 dhe 84 vjec. Tetë të vdekur janë regjistruar në Shkup, gjashtë në Prilep, nga tre në Manastir dhe Ohër, nga dy në Kocani dhe Demir Kapi si dhe nga një i vdekur në Tetovë, Kumanovë, Strugë, Veles, Negotinë dhe Radovish.

Të gjithë këta persona kanë ndërruar jetë në spitale të ndryshme ku ishin shtruar në gjendje të rëndëm me COVID-19.

Me viktimat e ditës së hënë, numri i përgjithshëm i të vdekurve me covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3,503 persona.

Nga testimi i 1.682 mostrave, të infektuar me koronavirusin e ri janë 457 persona ndërsa sëmundjen e ka kaluar 700 persona të tjerë. Numri më i madh i të infektuarve dhe të shëruarve mbetet në Shkup.

Nga 119,378 persona të diagnostikuar me covid-19, 100,774 persona janë shëruar ndërsa 15,131 të tjerë janë ende aktiv.

Qeveria ka vendosur vazhdimin e ndalimit të lëvizjes së qytetarëve edhe për dy javë të tjera duke nisur nga ora 22.00 deri në orën 05.00.

Mbeten në fuqi edhe masat tjerë për punën e objekteve të gastronomisë deri në orën 21.00.

XS
SM
MD
LG