Ndërlidhjet

Në Kosovë të dielën vijnë vaksinat e AstraZenecas


Vaksina e AstraZenecas.
Vaksina e AstraZenecas.

Në Kosovë, të dielën më 28 mars, do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.

Kontingjenti i parë i vaksinave, sipas një njoftimi të kryeministrisë së Kosovës, do të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” në ora 20:15.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se të dielën do të arrijnë 24.000 doza të AstraZenecas.

Ky kontingjent është në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Bashkimi Evropian po ashtu ka premtuar se do të sjellë në Kosovë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit. Autoritetet tashmë kanë hartuar një plan të imunizimit, të ndarë në tri faza, ku fillimisht pritet të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG