Ndërlidhjet

Maqedonia e V. pranon 24.000 doza të AstraZenecas


Një person duke u vaksinuar kundër koronavirusit në Maqedoni të Veriut. Fotografi nga arkivi.

Maqedonia e Veriut të dielën pranoi 24.00 doza të vaksinave AstraZeneca, që paraqet dërgesën e parë më të madhe të vaksinave kundër COVID-19. Vaksinat janë pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që synon të sigurojë shpërndarje të drejtë të vaksinave në të gjithë botën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këtë doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën, që njëherësh shënon edhe zgjerimin e fushatës së vaksinimit në Maqedoni të Veriut, pasi që deri më tani kryesisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë.

"Me këtë dërgesë, do të imunizohen të sëmurët kronikë dhe personat mbi 75 vjeç. Vaksinimi do të kryhet në qendrat shëndetësore. Në muajin prill pritet të arrijë dhe pjesa tjerë prej 76.000 dozave të vaksinave AstraZeneca”, ka deklaruar ministri Filipçe, i cili doli në aeroportin e Shkupit për të pritur mbërritjen e kontingjentit të vaksinave.

Për shkak të mungesës së vaksinave, mijëra qytetarë të shtunën dhe të dielën u janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve serbe për t’u vaksinuar falas, pasi më parë ishin regjistruar në sistemin elektronik serb për imunizim.

Në Serbi vaksinohen biznesmenët e rajonit
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Lidhur me dyndjen në kufijtë drejt Serbisë ka reaguar lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski duke akuzuar qeverinë për dështim të plotë në menaxhimin me pandeminë.

"Kolonat e automjeteve drejt Serbinë fqinje tregojnë më së miri mjerimin dhe paaftësinë e qeverisë dhe (kryeministrit të Maqedonisë së Veriut) Zoran Zaevit . Kjo gjithashtu tregon se sa njerëzit u besojnë autoriteteve. Shteti ekziston për t'i shërbyer qytetarëve, por vetëm në vendin tonë shteti ekziston për t'u vjedhur nga qeveria. Maqedonia po jeton më keq sesa në vitet e 90-ta. Shikoni njerëzit tuaj, shikoni kolonat e automjeteve, ky është turpi juaj. Kjo nuk do të harrohet, do të ketë përgjegjësi”, ka shkruar në facebook, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

XS
SM
MD
LG