Ndërlidhjet

SHBA sanksionon “burimin kryesor ekonomik” të ushtrisë në Mianmar


Mianmari është përfshirë nga protestat prejse ushtria ka organizuar puç, më 1 shkurt.
Mianmari është përfshirë nga protestat prejse ushtria ka organizuar puç, më 1 shkurt.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione mbi Ndërmarrjen e Gurëve të Çmuar në Mianmar, në përpjekje për ta privuar qeverinë ushtarake nga fondet.

Thesari e përshkroi këtë ndërmarrje si “një burim kryesor ekonomik” për regjimin ushtarak.

Mianmari është burimi kryesor në botë i gurit të çmuar zhade dhe burim i madh i rubinëve dhe safirëve.

SHBA-ja ka sanksionuar tashmë tri kompani të tjera të gurëve të çmuar, që thuhet se janë të lidhura me ushtrinë e Mianmarit.

Presioni vjen pas puçit ushtarak që ka bërë ushtria e këtij vendi më 1 shkurt, duke rrëzuar liderët e zgjedhur dhe duke marrë përsipër pushtetin.

Puçi ka shkaktuar protesta masive në Mianmar, vendin që ndryshe njihet edhe si Birmani.

Rreth 600 civilë janë vrarë në protesta, ndërsa mijëra janë arrestuar.

Ushtria ka vënë nën arrest shtëpiak udhëheqësit e zgjedhur dhe ka premtuar zgjedhje të reja pas një viti.

Por, protestuesit thonë se duan rikthimin e menjëhershëm në demokraci.

Disa vende, përveç SHBA-së, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG