Ndërlidhjet

Azerbajxhani dhe Armenia me akuza të ndërsjella për incidentin në kufi


Trupat armene në Provincën Gegharkunik.
Trupat armene në Provincën Gegharkunik.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për një incident të armatosur që ka ndodhur në zonën kufitare. Jerevani ka thënë se një ushtar është vrarë.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se viktima u shënua më 25 maj si "si rezultat i një shkëmbimi zjarri nga trupat azerbajxhanase".

Sipas njoftimit armen, pas këtij incidenti, situata është e qetë. Por, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit dha një version tjetër.

Sipas saj, forcat armene kanë shtënë me armë në drejtim të trupave të saj, përtej kufirit. Në fund të vitit të kaluar të dyja vendet u përfshin në një luftë gjashtë javore për rajonin e Nagorno Karabakut.

Nga konflikti humbën jetën 6.000 persona.

Luftimet u ndalën në nëntor të vitit 2020 pasi palët u pajtuan për armëpushim në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Armenia humbi kontrollin në disa pjesë të territorit të cilat armenët etnikë i kishin kontrolluar për dekada.

Nagorno Karabaku është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990.

XS
SM
MD
LG