Ndërlidhjet

Letrat e Pandorës zbulojnë dëshmi për pasuri të fshehta të elitave post-sovjetike


Letrat e Pandorës zbulojnë dëshmi për pasuri të fshehta të elitave post-sovjetike
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Pas rrjedhjes së dokumenteve të emëruara si Letrat e Pandorës, një ekip i madh i gazetarëve hulumtues kanë njoftuar se kanë zbuluar sesi elitat në ish-republikat sovjetike, përfshirë presidentët aktualë të Ukrainës dhe Azerbajxhanit, janë të lidhur me kompani jashtë vendeve të tyre, ku kanë fshehur pasurinë. Ky hulumtim shfaq edhe pasuritë sekrete në Monako të presidentit rus, Vladimir Putin. Po ashtu, dokumentet tregojnë se “gruaja e tretë jozyrtare” e ish-presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, mori 30 milionë dollarë për ‘pothuajse asgjë’. Hulumtimi u krye nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues, duke bërë bashkë më shumë se 600 gazetarë nga 150 media në të gjithë botën. Asnjë nga zyrtarët e përmendur nuk ka bërë asnjë reagim. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Arben Hoti)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG