Ndërlidhjet

KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë


Një qytetar duke votuar në Prishtinë në rudnin e dytë të zgjedhjeve lokale më 14 nëntor 2021
Një qytetar duke votuar në Prishtinë në rudnin e dytë të zgjedhjeve lokale më 14 nëntor 2021

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë të dielën se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Qytetarët e Kosovës votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.

Në konferencën e parë për media të KQZ-së, Elezi ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për të votuar.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Në Kosovë sot (14 nëntor) qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.

Përveç Prishtinës, qytetarët do të zgjedhin krerët e rinj të komunave në Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe në Kllokot.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Vendvotimet në komunat ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

XS
SM
MD
LG