Refugjati iranian: Nga i pastrehë në përkthyes profesionist
Jafar Fatahian nga Irani është 32 vjeç dhe jeton në Beograd që pesë vjet. Ai është shndërruar nga person i pastrehë, në përkthyes profesionist për migrantët. Një jetë e vështirë në rrugë e ka shtyrë atë të gjejë punë në Beograd dhe, të paktën tani për tani, të mos e jetësojë ëndrrën e tij për të jetuar në Austri.