Ndërlidhjet

Ukrainë - Rusi, pa marrëveshje për korridore humanitare dhe armëpushim

Takimi Lavrov - Kuleba.
Takimi Lavrov - Kuleba.

Takimi ndërmjet ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, në Ankara të Turqisë, ka përfunduar pa një marrëveshje sa i takon korridoreve humanitare, si dhe armëpushimit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në një konferencë për media pas takimit se ka kërkuar hapjen e një korridori humanitar, përmes së cilit do të largoheshin civilët nga qyteti i Mariupolit, por, sipas tij, “fatkeqësisht ministri Lavrov nuk ishte në pozitë që të zotohej për këtë”.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Kuleba tha se u kërkua një armëpushim 24 orësh me qëllim “të zgjidhjes së çështjeve më urgjente humanitare".

Ministri ukrainas bëri të ditur se nuk është arritur ndonjë përparim për këtë çështje pasi, siç tha ai, “duket se ka vendimmarrës të tjerë për këtë çështje në Rusi”.

Mes tjerash, Kuleba tha se ata ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje për çështjet humanitare dhe shtoi se ai është i gatshëm të takohet përsëri në këtë format nëse ka gatishmëri për diskutim thelbësor dhe kërkim të zgjidhjeve.

"Dua ta përsëris se Ukraina nuk do që të dorëzohet dhe nuk do të dorëzohet", tha ai.

Lavrov: Perëndimi po vepron në mënyrë të rrezikshme

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Lavrov, pas takimit pati kritika të shumta për Perëndimin duke thënë se po vepron në mënyrë të rrezikshme me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe me rastin e armatosjes së Ukrainës.

Lavrov, mes tjerash, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për siç tha ai, përdorimin e territorit të Ukrainës, për të zhvilluar patogjenë që mund të përdoren për të krijuar armë biologjike, një pretendim ky që SHBA-ja e ka quajtur si të "çmendur".

Lavrov tha se nuk beson se përplasja e Rusisë me Perëndimin për Ukrainën do të çonte në luftë bërthamore.

"Unë nuk dua të besoj dhe nuk besoj se një luftë bërthamore mund të fillojë", tha ai.

Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia shpreh gatishmëri për të vazhduar diskutimet me Ukrainën.

"Takimi i sotëm konfirmon se formati i takimeve Rusi – Ukrainë në Bjellorusi nuk ka alternativë tjetër”, deklaroi Lavrov.

Takimi që filloi mëngjesin e së enjtes, është ndërmjetësuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, ky është takimi i parë i ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

Takimi pason një ditë të gjatë të luftimeve në Ukrainë, ku si pasojë e bombardimit të një materniteti dhe klinike të fëmijëve, u vranë tre persona ndërsa u plagosën 17 të tjerë.

Autoritetet e Mariupolit njoftuan se në mesin e viktimave ishte një fëmijë.

Pavarësisht thirrjes së Kulebas për një "korridor humanitar", këshilli i qytetit të Mariupolit raportoi për bombardime ruse edhe më 10 mars.

"Bombat po godasin shtëpitë", tha këshilli i qytetit në një postim në internet. Ai tha se 1200 banorë të Mariupolit janë vrarë gjatë rrethimit rus.

Pasojat e sulmit rus ndaj spitalit të lindjes në Mariupol

Kjo fotografi, e nxjerrë nga një video e publikuar nga Këshilli i Qytetit të Mariupolit, shfaq pasojat e sulmit rus ndaj spitalit të lindjes, më 9 mars.
1/15 Kjo fotografi, e nxjerrë nga një video e publikuar nga Këshilli i Qytetit të Mariupolit, shfaq pasojat e sulmit rus ndaj spitalit të lindjes, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Punonjës të shërbimit të urgjencës dhe vullnetarë duke bartur një grua të lënduar shtatzënë, pas bombardimit rus të spitalit të lindjes në Mariupiol, më 9 mars.
2/15 Punonjës të shërbimit të urgjencës dhe vullnetarë duke bartur një grua të lënduar shtatzënë, pas bombardimit rus të spitalit të lindjes në Mariupiol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua duke qëndruar para spitalit të lindjes, që u sulmua nga avionët rusë, në Mariupol, më 9 mars.
3/15 Një grua duke qëndruar para spitalit të lindjes, që u sulmua nga avionët rusë, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një burrë shihet i përgjakur pas bombardimeve ruse në Mariupol, më 9 mars.
4/15 Një burrë shihet i përgjakur pas bombardimeve ruse në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Njerëz duke lëvizur pranë objektit të spitalit të lindjes në Mariupol, pas sulmit ajror të kryer nga Rusia, më 9 mars.
5/15 Njerëz duke lëvizur pranë objektit të spitalit të lindjes në Mariupol, pas sulmit ajror të kryer nga Rusia, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Disa automjete dhe një ndërtesë spitali shihen të shkatërruara nga sulmi ajror rus, në Mariupol, më 9 mars.
6/15 Disa automjete dhe një ndërtesë spitali shihen të shkatërruara nga sulmi ajror rus, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tym i zi shihet duke u ngritur në ajër, pasi një sulm rus shkatërroi spitalin e lindjes në qytet-portin e rrethuar të Mariupolit, më 9 mars.
7/15 Tym i zi shihet duke u ngritur në ajër, pasi një sulm rus shkatërroi spitalin e lindjes në qytet-portin e rrethuar të Mariupolit, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kjo fotografi shfaq rrënojat e spitalit të shkatërruar të fëmijëve në Mariupol, pas sulmit rus, më 9 mars.
8/15 Kjo fotografi shfaq rrënojat e spitalit të shkatërruar të fëmijëve në Mariupol, pas sulmit rus, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua duke ecur mes rrënojave, pas sulmit rus ndaj spitalit të fëmijëve në Mariupol, më 9 mars.
9/15 Një grua duke ecur mes rrënojave, pas sulmit rus ndaj spitalit të fëmijëve në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua e lënduar shtatzënë duke zbritur shkallët, në një ndërtesë të shkatërruar të spitalit të lindjes, pas sulmeve ruse, në Mariupol, më 9 mars.
10/15 Një grua e lënduar shtatzënë duke zbritur shkallët, në një ndërtesë të shkatërruar të spitalit të lindjes, pas sulmeve ruse, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fotografi që shfaq dëmet e shkaktuara nga sulmi rus ndaj spitalit të Mariupolit, më 9 mars.
11/15 Fotografi që shfaq dëmet e shkaktuara nga sulmi rus ndaj spitalit të Mariupolit, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një punonjëse shëndetësore duke ecur brenda spitalit të bombarduar të lindjes, në Mariupol, më 9 mars.
12/15 Një punonjëse shëndetësore duke ecur brenda spitalit të bombarduar të lindjes, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës dhe punonjës të urgjencës duke punuar në vendin e bombarduar nga forcat ruse, pranë objektit të spitalit të lindjes në Mariupol, më 9 mars.
13/15 Pjesëtarë të ushtrisë së Ukrainës dhe punonjës të urgjencës duke punuar në vendin e bombarduar nga forcat ruse, pranë objektit të spitalit të lindjes në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Objekti i spitalit të lindjes dhe disa vetura shihen të shkatërruara, pas sulmit rus në Mariupol, më 9 mars.
14/15 Objekti i spitalit të lindjes dhe disa vetura shihen të shkatërruara, pas sulmit rus në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua, e përgjakur, shihet duke ecur pranë ndërtesës së shkatërruar të spitalit të fëmijëve, në Mariupol, më 9 mars.
15/15 Një grua, e përgjakur, shihet duke ecur pranë ndërtesës së shkatërruar të spitalit të fëmijëve, në Mariupol, më 9 mars.
Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit. “Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët ukrainas, më 10 mars. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Kryqi i Kuq ka thënë se Mariupoli, ku më shumë se 400,000 njerëz janë të bllokuar pa ndihmën humanitare dhe korridore të evakuimit, po përballet me kushte "apokaliptike".

Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, akuzoi Rusinë për pengimin e qëllimshëm të evakuimit të civilëve nga Mariupol.

Kremlini tha se do të shqyrtonte sulmin ndaj spitalit në Mariupol, por Lavrov pretendoi se objekti mjekësor në portin strategjik të Detit të Zi kishte shërbyer si një bazë ushtarake për “nacionalistët”, një kontradiktë e qartë me deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, disa orë më parë se "Ne nuk kemi informacion të qartë se çfarë ka ndodhur atje."

Sulmi në spitalin e Mariupolit nuk ishte i vetmi që kishte cak një institucion shëndetësor; në Zhitomir, një qytet me 260,000 banorë rreth 150 kilometra në perëndim të Kievit, bomba ranë në dy spitale - njëri prej tyre një spital për fëmijë, tha kryebashkiaku Serhii Sukhomlyn në Facebook. Ai tha se nuk ka të lënduar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ka dokumentuar 18 sulme në objektet mjekësore që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Dhjetëra mijëra civilë ukrainas po përpiqen dëshpërimisht të largohen nga zonat nën bombardimet ruse, që nuk duket se po zvogëlohen me gjithë diplomacinë intensive dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Civilët rifilluan largimin nga qyteti i rrethuar ukrainas Sumi për të tretën ditë përmes një "korridori humanitar" më 10 mars, pas një marrëveshjeje për një armëpushim lokal, tha guvernatori rajonal.

Disa mijëra njerëz janë larguar nga Sumi këtë javë në bazë të marrëveshjeve të mëhershme me Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Njerëzit po largohen gjithashtu nga vendbanimet e afërta të Krasnopillias dhe Trostianetsit, tha guvernatori Dmytro Zhyvytski.

Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Që nga ajo kohë kanë humbur jetën qindra njerëz.

Pavarësisht sanksioneve ndaj Rusisë, kjo e fundit nuk është duke u zmbrapsur dhe po vazhdon aksionin e saj ushtarak brenda territorit të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG