Ndërlidhjet

Rusia sulmon një rafineri të naftës në Lviv


Pamjet pas sulmit rus në qytetin e Lvivit në Ukrainë.
Pamjet pas sulmit rus në qytetin e Lvivit në Ukrainë.

Autoritetet në Ukrainë kanë raportuar disa shpërthime në një rafineri të naftës në qytetin e Lvivit, qytet ky që ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Në këtë sulm u plagosën të paktën pesë persona.

“Ndodhën dy sulme me raketa brenda Lvivit”, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytsky.

Autoritetet ukrainase raportojnë se cak i sulmit ka qenë një rafineri i naftës.

Për më shumë informacione vizitoni blogun tonë duke klikuar KËTU.

Qyteti i Lvivit është një nga qytetet perëndimore të Ukrainës, pranë kufirit me Poloninë, shtet ky anëtar i NATO-s.

Në Varshavë të Polonisë po qëndron presidenti amerikan, Joe Biden, i cili takoi ministrat kryesorë të Ukrainës duke u premtuar atyre mbështetje më të madhe ushtarake.

Biden takoi edhe disa refugjatë ukrainas në një qendër strehimi, prej nga e quajti ‘kasap’, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Të premten, Biden u takua me ushtarët amerikanë të stacionuar në Poloni pranë kufirit me Ukrainën.

Ai vlerësoi ukrainasit për shfaqjen e "shtyllës kurrizore" kundër pushtimit rus dhe e krahasoi rezistencën e tyre me protestat pro-demokracisë në sheshin Tiananmen në Kinë në 1989.

"Ky është sheshi Tiananmen në katror," tha ai.

Ai gjithashtu iu referua presidentit rus Vladimir Putin si "një njeri që, sinqerisht, mendoj se është një kriminel lufte".

XS
SM
MD
LG