Ndërlidhjet

Shqetësime për fatin e ushtarëve ukrainas pas largimit nga Mariupoli

Autobusët duke transportuar ushtarët ukrainas nga Azovstali, nën përcjelljen e makinave të blinduara ushtarake ruse. Mariupol, 17 maj 2022.

Shqetësimet u rritën më 18 maj për mirëqenien e më shumë se 250 ushtarëve ukrainas, të cilët sipas autoriteteve ruse, u dorëzuan te forcat ruse nga fabrika e çelikut, Azovstal, në Mariupol, pas disa javësh rezistencë.

Largimi i tyre i ka dhënë fund një prej rrethimeve më të tmerrshme të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo i lejon presidentit rus, Vladimir Putin, të pretendojë një fitore të madhe në ofensivën në Ukrainë, që shumë analistë ushtarakë thonë se ka ngecur.

Autobusët me ushtarë u larguan nga fabrika në fillim të kësaj jave dhe u përcollën nga makina të blinduara ushtarake ruse. Pesë autobusë arritën në qytetin Novoazovsk, që kontrollohet nga rusët. Moska tha se luftëtarët e plagosur do të marrin trajtim mjekësor.

Shtatë autobusë me luftëtarë ukrainas nga Azovstali kanë arritur në burgun e rihapur në Olenivka, afër Donjeckut, që kontrollohet nga rusët, raportoi Reuters.

Rusia tha se të paktën 256 luftëtarë ukrainas kanë “dorëzuar armët”, përfshirë edhe 51 luftëtarë të plagosur rëndë. Ukraina tha se 264 ushtarë, përfshirë 53 të plagosur, janë evakuuar nga Azovstali.

Pushtimi rus i Ukrainës

REL ju sjell informacionet kryesore mbi pushtimin rus të Ukrainës, përfshirë analiza, video dhe fotogaleri.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar video ku u shfaqën luftëtarët duke u larguar nga fabrika, disa prej të cilëve u bartën me barela. Po ashtu, u shfaqën edhe luftëtarë të tjerë që dilnin nga fabrika me duart lart, teksa forcat ruse i kontrollonin.

Teksa të dyja palët kanë folur për një marrëveshje, sipas së cilës të gjitha trupat ukrainase do të largoheshin nga Azovstali, pak detaje janë bërë publike, përfshirë edhe nëse luftëtarë të tjerë ende gjenden brenda fabrikës. Po ashtu, ende nuk dihet nëse Rusia dhe Ukraina janë marrë vesh për ndonjë formë të shkëmbimit të të burgosurve.

Kremlini tha se Putini personalisht ka garantuar se të burgosurit do të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare, ndërkaq zyrtarët ukrainas thanë se ata e kanë lënë të hapur mundësinë e këmbimit të pengjeve ruse.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se Kievi ka synim që të organizojë një këmbim të të burgosurve, veçmas të luftëtarëve të plagosur, sapo që kushtet të stabilizohen.

Ndërkaq, zëvendësambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyansky, tha se nuk ka pasur një marrëveshje për diçka të tillë, duke shkruar në Twitter: “Trupat në Azovstal janë dorëzuar pa kushte”.

Kundër këmbimit të ushtarëve janë shprehur edhe ligjvënësit rusë. Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës Ruse, Dhomës së Ulët të Parlamentit, tha se “kriminelët nazistë nuk duhet të këmbehen”.

I formuar më 2014 si milici e ekstremit të djathtë për të luftuar separatistët pro-rusë, Batalioni Azov, që ishte brenda fabrikës Azovstal, mohon se është grup fashist apo neo-nazist. Ukraina ka thënë se ky batalion është integruar brenda Gardës Kombëtare.

Beteja për Donbasin

Marrja e kontrollit të Mariupolit është fitorja më e madhe e Rusisë, qëkur Moska nisi atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt.

Marrja e Mariupolit i jep Moskës kontrollin e bregdetit të Azovit, që shtrihet në lindje dhe jug të Ukrainës. Por, ky qytet-port është shkatërruar, dhe Ukraina beson se dhjetëra-mijëra persona janë vrarë nga bombardimet ruse në Mariupol.

Mariupoli: Jeta mes rrënojash në qytetin e okupuar

Një kryq shihet mbi një kishë, teksa në prapavijë duket fabrika e çelikut Azovstal, e cila po bombardohet vazhdimisht nga rusët.
1/12 Një kryq shihet mbi një kishë, teksa në prapavijë duket fabrika e çelikut Azovstal, e cila po bombardohet vazhdimisht nga rusët.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Një banor duke qëndruar në një oborr të shkatërruar, më 12 maj. Uebsajti ukrainas i lajmeve, 0629.com.ua, raportoi më 12 maj se Rusia pret shpërthim të kolerës në Mariupol, për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe kushteve të këqija sanitare.
2/12 Një banor duke qëndruar në një oborr të shkatërruar, më 12 maj. Uebsajti ukrainas i lajmeve, 0629.com.ua, raportoi më 12 maj se Rusia pret shpërthim të kolerës në Mariupol, për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe kushteve të këqija sanitare.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Punonjës të qeverisë së kontrolluar nga separatistët lokalë duke pastruar rrënojat nga teatri i Mariupolit, më 12 maj. Një hetim nga AP ka llogaritur se 600 civilë kanë vdekur pasi Rusia e sulmoi teatrin, teksa ai përdorej si vendstrehim kundër bombave.
3/12 Punonjës të qeverisë së kontrolluar nga separatistët lokalë duke pastruar rrënojat nga teatri i Mariupolit, më 12 maj. Një hetim nga AP ka llogaritur se 600 civilë kanë vdekur pasi Rusia e sulmoi teatrin, teksa ai përdorej si vendstrehim kundër bombave.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Punonjësit duke pastruar rrënojat nga një zonë banimi, më 12 maj.
4/12 Punonjësit duke pastruar rrënojat nga një zonë banimi, më 12 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Punonjësit duke përdorur një vinç për të nxjerrë një trup nga një ndërtesë e shkatërruar, më 12 maj. Mijëra civilë besohet të kenë vdekur si rezultat i sulmeve ruse, teksa shumë trupa ndodhen ende nën rrënoja.
5/12 Punonjësit duke përdorur një vinç për të nxjerrë një trup nga një ndërtesë e shkatërruar, më 12 maj. Mijëra civilë besohet të kenë vdekur si rezultat i sulmeve ruse, teksa shumë trupa ndodhen ende nën rrënoja.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Një burrë duke qëndruar në një karrige para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Pasi kanë mbijetuar disa muaj bombardimesh, banorët tani duhet të durojnë pritjen në radhë për ujë dhe ushqim në qytetin e okupuar.
6/12 Një burrë duke qëndruar në një karrige para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Pasi kanë mbijetuar disa muaj bombardimesh, banorët tani duhet të durojnë pritjen në radhë për ujë dhe ushqim në qytetin e okupuar.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Banorët e Mariupolit duke pritur në radhë për ujë të pijshëm, më 10 maj.
7/12 Banorët e Mariupolit duke pritur në radhë për ujë të pijshëm, më 10 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Një banor vendës duke prerë drurë për zjarr, para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Nën kontrollin rus, qyteti mezi po arrin të kthejë shërbimet bazike, si energjinë elektrike dhe ujin.
8/12 Një banor vendës duke prerë drurë për zjarr, para një ndërtese të dëmtuar banimi, më 12 maj. Nën kontrollin rus, qyteti mezi po arrin të kthejë shërbimet bazike, si energjinë elektrike dhe ujin.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Banorët vendës duke i mbushur telefonat e tyre mobilë, me ndihmën e një gjeneratori, të mundësuar nga autoritetet lokale separatiste, më 12 maj.
9/12 Banorët vendës duke i mbushur telefonat e tyre mobilë, me ndihmën e një gjeneratori, të mundësuar nga autoritetet lokale separatiste, më 12 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Një çift duke ecur dorë për dore, nëpër një zonë të shkatërruar banimi, më 12 maj.
10/12 Një çift duke ecur dorë për dore, nëpër një zonë të shkatërruar banimi, më 12 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Fëmijët duke luajtur në një shesh lojërash, para ndërtesave të shkatërruara të banimit, më 11 maj.
11/12 Fëmijët duke luajtur në një shesh lojërash, para ndërtesave të shkatërruara të banimit, më 11 maj.
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Civilët në largim nga Mariupoli, duke pritur në një pikë kontrolli, më 7 maj. Organizata Ndërkombëtare për Emigracion ka vlerësuar se të paktën 7.1 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit të tyre, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrianës, më 24 shkurt
12/12 Civilët në largim nga Mariupoli, duke pritur në një pikë kontrolli, më 7 maj. Organizata Ndërkombëtare për Emigracion ka vlerësuar se të paktën 7.1 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit të tyre, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrianës, më 24 shkurt
Qyteti-port ukrainas i Mariupolit tani ndodhet nën kontrollin rus. Teksa shumë zona banimi janë shkatërruar dhe ekonomia është rrënuar, rreth 100,000 banorë të lodhur nga lufta po luftojnë për mbijetesë, ndërsa po përballen me një të ardhme të pasigurt. Të mbijetuarit po detyrohen të presin në radhë për ujë dhe për ushqim, teksa Mariupoli nuk i ngjan më një qyteti të begatë evropian.
Previous slide
Next slide

Ofensiva ruse në lindje, ndërkaq duke se ka bërë pak përparim, edhe pse Kremlini pretendon se të gjitha synimet e tij janë përmbushur.

Të mërkurën, ushtria ukrainase tha se Rusia po vazhdon të bombardojë pozicione përgjatë gjithë vijës së frontit në lindje.

“Në drejtimin e Harkivit, armiku është përqendruar që të mbajë pozicionet dhe të parandalojë përparimin e mëtejmë të trupave tanë”, tha Shtabi i Përgjithshëm ukrainas përmes një deklarate.

Para nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, separatistët pro-rusë mbanin nën kontroll një të tretën e rajonit të Donbasit, që përbëhet nga Luhansku dhe Donjecku.

Moska tani besohet se kontrollon afër 90 për qind të rajonit të Luhanskut, por ka dështuar që të marrë nën kontroll qytetet kyçe të Slovianskut dhe Kramatorskit në Donjeck.

Forcat ukrainase kanë bërë përparim dhe kanë larguar forcat ruse nga zona përreth Harkivit, që është qyteti i dytë më i madh ukrainas.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG