Ndërlidhjet

U vranë në radhë për bukë: Ukrainasja kujton bombardimet ruse


U vranë në radhë për bukë: Ukrainasja kujton bombardimet ruse
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Në fillim të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, shumë njerëz, sikur Valentyna, banore e Çernihivit, besonin se zonat e banimit do të ishin relativisht të sigurta në qytetet e sulmuara. Ajo mësoi të kundërtën, më 16 mars, teksa po priste në radhë për bukë, bashkë me dhjetëra fqinj të uritur. Zjarri nga artileria goditi turmën, duke e plagosur atë rëndë dhe duke vrarë bashkëshortin e saj dhe 13 të tjerë. “Nuk është se kam frikë të shkoj atje tani”, ka treguar ajo për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë. “Thjesht më ngjeth mishtë, prandaj s’mund të shkoj atje”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

XS
SM
MD
LG