Ndërlidhjet

S’ka para, s’ka ilaçe: Ukrainasit e ikur kujtojnë jetën nën okupimin rus


S’ka para, s’ka ilaçe: Ukrainasit e ikur kujtojnë jetën nën okupimin rus
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Nuk ka ilaçe të sigurta, dyqanet janë boshe, ndërsa flamujt rus shihen gjithkund. Këto janë përshtypjet e ukrainasve që kanë arritur të ikin nga jeta nën okupimin rus, në rajonin jugor ukrainas të Hersonit. Pasi kanë mbërritur në Zaporizhja, disa kanë thënë se planifikojnë të qëndrojnë bashkë me familjen në Ukrainën perëndimore, përderisa të tjerët ende s’i kanë konkretizuar planet. Shumë prej atyre që kanë kaluar nëpër një qendër kalimtare për të zhvendosurit kanë treguar se njerëzit janë detyruar të zhvishen për t’u kontrolluar nga forcat ruse në pikat e kontrollit. Por, zyrtarët qeveritarë ukrainas po i lavdërojnë ata që janë larguar nga Hersoni i dërrmuar nga lufta, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që u garanton siguri civilëve, teksa betejat me forcat ruse po vazhdojnë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

XS
SM
MD
LG