Shëtitja e fundit e Elizabetës II nëpër Londër
Në Britani të Madhe është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit të Mbretëreshës Elizabeta II. Pas vdekjes së saj - më 8 shtator - arkivoli i është bartur nëpër shumë rajone të Mbretërisë së Bashkuar, ashtu që qytetarët t’ia japin lamtumirën e fundit. Ceremonia e varrimit të saj ka nisur në Kishën Uestminister, ndërsa përfundon në faltoren e Shën Xhorxhit.