Pa marrëveshje për targat në Bruksel
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka hedhur përgjegjësinë sidomos te pala kosovare për mosarritje të marrëveshjes. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në paraditen e 22 nëntorit, përkatësisht pas orës 08:00, do të fillojë shqiptimin e gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
9 nëntor 2026Kush i kontrollon rrugët alternative në veri të Kosovës?
-
6 nëntor 2026A e pret Kosovën një tjetër sagë si ajo e vizave?
-
3 nëntor 2026A mund të na e hakojnë frigoriferin?