Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se pret që projektligji për pensionet të hyjë në fuqi “deri në fund të vitit”.
Macron e ka miratuar këtë projektligj, pa miratim në parlament.
Ai i ka bërë këto komente në një intervistë në transmetuesin kombëtar, duke thënë se projektligji për rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç, do të “vazhdojë rrugën demokratike”.
Këshilli Kushtetues do të duhet të rishikojë projektligjin në javët në vijim dhe ai mund të shndërrohet në ligj vetëm pasi ky trup të japë miratimin.
Kjo ka qenë hera e parë që Macron ka folur publikisht, prej kur Qeveria e ka miratuar atë pa e dërguar në parlament.
Ky vendim ka nxitur protesta të dhunshme në Paris dhe shumë qytete tjera franceze.
Trazira në Paris kundër reformës së Macronit për pensione
1/10Mijëra protestues në Francë kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë franceze, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
2/10Anëtarët e xhandarmërisë franceze qëndrojnë roje në Place de la Concorde. Marshet e dhunshme të protestuesve vazhduan edhe në orët e para të 18 marsit.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
3/10Sipas mediave lokale, policia arrestoi qindra persona në trazirat që shpërthyen në Place de la Concorde, në qendër të Parisit, pranë vendit të takimit të Dhomës së Ulët të Parlamentit.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
4/10Policia gjatë ndërhyrjes përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
5/10Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën gjësende drejt punonjësve të policisë.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
6/10Në kohën e shpërthimit të konfliktit më 16 mars në shesh ishin rreth duke protestuar rreth 6.000 kundërshtarë të reformës së pensioneve.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
7/10Më 16 mars, Qeveria franceze vendosi në minutën e fundit të zbatojë reformën më të rëndësishme të presidentit Emmanuel Macron, e cila parashikon një rritje graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Gjatë procedurës, Qeveria anashkaloi Dhomën e Ulët të Parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku rezultati i votimit ishte në prag për marrjen e një vendimi.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
8/10Në Kushtetutën franceze është një nen i veçantë që i lejon Qeverisë ta bëjë këtë. Reforma ende mund të rrëzohet me një votë mosbesimi ndaj Qeverisë.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
9/10Protesta kundër reformës së pensioneve janë mbajtur edhe në qytete të tjera franceze.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
10/10Sindikatat shpallën një ditë të re grevash dhe protestash në mbarë Francën, më 23 mars.
Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Previous slide
Next slide
Megjithatë, Qeveria u ka mbijetuar dy mocioneve të mosbesimit në parlament, të hënën.
Presidenti Macron, 45-vjeçar, ka thënë vazhdimisht se është i bindur që reforma është e domosdoshme në mënyrë që sistemi i pensioneve të mbetet funksional.
“Reforma nuk është luks, nuk është për argëtim, është domosdoshmëri për shtetin”, ka thënë ai.
Macron i ka “dënuar” protestat e dhunshme dhe ka insistuar se “i respekton” sindikatat dhe protestat që janë organizuar nga kundërshtarët e tij, të cilët nuk pajtohen me planin për pensione.
Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare të enjten dhe për greva në sektorët kyçë, derisa Qeveria ta tërheqë këtë projektligj.