Mijëra protestues në Paris kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestat e orëve të para të 18 marsit, shënojnë ditën e dytë të marsheve të dhunshme, prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron, ka vendosur të çojë përpara reformën kundërthënëse për rritje të moshës së pensionomit prej 62 në 64 vjeç, pa votim në Parlament.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trazira në Paris kundër reformës së Macronit për pensione

1
Mijëra protestues në Francë kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë franceze, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

2
Anëtarët e xhandarmërisë franceze qëndrojnë roje në Place de la Concorde. Marshet e dhunshme të protestuesve vazhduan edhe në orët e para të 18 marsit.

3
Sipas mediave lokale, policia arrestoi qindra persona në trazirat që shpërthyen në Place de la Concorde, në qendër të Parisit, pranë vendit të takimit të Dhomës së Ulët të Parlamentit.

4
Policia gjatë ndërhyrjes përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.