Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
23:21 29.5.2023

Kryeministrja e Italisë: Sulmet ndaj KFOR-it s’do të tolerohen

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha se sulmet e mëtejshme kundër KFOR-it nuk do të tolerohen.

Ajo i bëri këto komente pas njoftimit se rreth 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s janë plagosur gjatë protestës së dhunshme të disa qytetarëve serbë para ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Ushtarët e plagosur janë nga kontingjenti italian dhe ai hungarez.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin ndaj misionit të KFOR-it, i cili preku edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh, është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme”, shkroi Meloni në Twitter.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve kosovare që t’i “shmangin veprimet e njëanshme” dhe kërkoi nga të gjitha palët e përfshira që “të tërhiqen menjëherë dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve”.

“Qeveria italiane është plotësisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë”, tha Meloni, teksa shprehu mirënjohje për ushtarët italianë që ndodhen në Kosovë.

22:41 29.5.2023

Vuçiq bisedon me zyrtarët evropianë për situatën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe me zëvendëspresidentin e Këshillit të Ministrave, Antonio Tajani, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë.

Vuçiq tha se i ka njoftuar bashkëbiseduesit për “gjithçka që po ndodh në Kosovë”, duke iu referuar zhvillimeve në veri të vendit.

Ai tha se gjithë këtë “e ka organizuar” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kërkoi nga zyrtarët evropianë që të bisedojnë me të.

Vuçiq tha se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Presidencës serbe.

22:25 29.5.2023

Zhvillimet në veri në dy minuta

Fillimisht gaz lotsjellës e më pas dhunë. Kështu është karakterizuar e hëna e 29 majit në tri komunat në veri të Kosovës, me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Atje, serbët lokalë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Dhunë, gaz, tension: Zhvillimet në veri në dy minuta
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:27 0:00

22:12 29.5.2023

Ushtarë të KFOR-it transferohen për trajtim në Prishtinë

Disa ushtarë të KFOR-it, të plagosur në përleshjet me protestuesit serbë në Zveçan, u transferuan për trajtim në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s bëri të ditur për së paku 25 ushtarë të plagosur.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG