Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
08:51 1.6.2023

Kryetari i Zubin Potokut vazhdon punën nga Zyra për Komunitete

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha për Radion Evropa e Lirë se është duke punuar nga Zyra për Komunitete në fshatin Çabër të kësaj komune.

Ai shtoi se, aktualisht, është duke u vlerësuar gjendja e sigurisë në komunë, për të vendosur nëse do të shkojë në objektin komunal.

Kujtojmë se serbët në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - të tria komuna në veri të Kosovës - janë duke protestuar prej ditësh kundër kryetarëve shqiptarë.

Tensionet janë rritur nga 26 maji, kur Policia e Kosovës i ka ndihmuar ata të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve vendas.

08:42 1.6.2023

“Nënshkrim” për pjesëmarrje në protestë

Qytetarët në Zveçan filluan të mblidhen në orët e hershme të mëngjesit të 1 qershorit në protestë kundër kryetarit shqiptar. Punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të kësaj komune, që funksionon nën sistemin e Serbisë, u regjistruan në listën e të punësuarve që u vendos në një tavolinë, si dëshmi që “vijnë në punë”. Forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, janë të dislokuara në të gjithë Zveçanin. Në këtë komunë në veri të Kosovës, ashtu si edhe në Leposaviq e Zubin Potok - që të tria të banuara me shumicë serbe - protestat vazhdojnë prej ditësh. Protestuesit kërkojnë tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri.

“Nënshkrim” për pjesëmarrje në protestë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:52 0:00

08:09 1.6.2023

Tubim në Podgoricë, në mbështetje të serbëve në Kosovë

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë.

Në tubim nuk pati fjalime, ndërsa pjesëmarrësit brohorisnin "Kosova është zemra e Serbisë" dhe mesazhe të tjera.

Ata kishin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Mali i Zi - Rusi”, si dhe me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ftesa për tubim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe thuhet se është organizuar nga një grup qytetarësh.

Pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe, si Bogdan Bozhoviq nga Partia Popullore Socialiste dhe Marko Millaçiq nga Mali i Zi i Vërtetë, si dhe bartësi i listës zgjedhore të Koalicionit Popullor, Dejan Vukshiq.

Podgoricë, 31 maj 2023.
Podgoricë, 31 maj 2023.

07:55 1.6.2023

Protestuesit fillojnë të mblidhen edhe në Zubin Potok

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Doruntina Baliu, e cila gjendet në Zubin Potok, raporton për situatë të qetë atje.

Sipas saj, tash për tash është mbledhur një numër i vogël protestuesish serbë. Objektin e komunës është duke e ruajtur Policia e Kosovës, ndërsa forca të KFOR-it tash për tash nuk shihen.

Zubin Potok, 1 qershor 2023.
Zubin Potok, 1 qershor 2023.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG