Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
15:28 1.6.2023

Një pjesë e punëtorëve të sistemit të Serbisë largohen nga protesta në Zveçan

Punëtorët e Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit, të cilët punojnë në sistemin e Serbisë, e kanë “përfunduar” ndërrimin dhe në mënyrë simbolike kanë nënshkruar sërish si mëngjesin e sotëm kur kanë “arritur” në punë.

Ata u ulën për tetë orë në stola nën çadra, të cilat ishin vendosur afër ndërtesës komunale në Zveçan.

Në orën 15:00, mbërriti një "ndërrim i ri" i punëtorëve.

Punëtorët e Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit, të cilët punojnë në sistemin e Serbisë, e kanë “përfunduar” ndërrimin e tyre në protestë para objektit të komunës.
Punëtorët e Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Zveçanit, të cilët punojnë në sistemin e Serbisë, e kanë “përfunduar” ndërrimin e tyre në protestë para objektit të komunës.

Një numër i vogël qytetarësh po qëndrojnë ende në protestën e nisur të hënën, më 29 maj, me synimin për të mos lejuar ardhjen në punë të kryetarit të ri shqiptar, Ilir Peci.

Peci ka thënë se për shkak të tensioneve funksionin e kryetarit po e ushtron nga fshati Lipë i komunës së Zveçanit.

Nëshkrimi në lista.
Nëshkrimi në lista.
Momenti i ndërrimit të puntorëve.
Momenti i ndërrimit të puntorëve.

15:19 1.6.2023

Nis shpërndarja e protestuesve në Zubin Potok

Protestuesit në qytetin e Zubin Potokut kanë filluar të shpërndahen. Tash e pesë ditë me radhë, qindra qytetarë të kësaj komune janë duke protestuar para objektit të komunës në kundërshtim të hyrjes së kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri, në objektin e komunës.

Nis largimi i protestuesve në Zubin Potok.
Nis largimi i protestuesve në Zubin Potok.

15:09 1.6.2023

Sulmohen dy qytetarë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar në hyrje të sheshit kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Policia thotë se viktimat janë sulmuar nga një grup të cilët kanë qenë të “maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer”.

“Si pasojë e sulmeve, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njër nga qytetarët e sulmuar gjatë trajtimit në urgjencë.
Njër nga qytetarët e sulmuar gjatë trajtimit në urgjencë.
Njëri nga qytetarët është goditur në kokë.
Njëri nga qytetarët është goditur në kokë.

14:45 1.6.2023

Blinken sërish kërkon veprime të përgjegjshme nga Kosova dhe Serbia

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, u tha Blinken gazetarëve në Oslo të Norvegjisë.

Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, Blinken tha se shumë aleatë u shprehën të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që sekretari Blinken ka reaguar për tensionet në pjesën veriore të Kosovës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG