Ndërlidhjet

Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.
Mitrovicë e Veriut, 13 qershor.

Qetësohet situata në Mitrovicë të Veriut

  • Rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
  • Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.
  • Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile’”.
  • Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
  • Serbët lokalë kanë organizuar në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
  • Ata kanë protestuar rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.
18:06 1.6.2023

Vuçiq: Formimi i Asociacionit obligim themelor i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se në Kishinjev të Moldavisë ka biseduar edhe për situatën në Kosovë me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Theksova se është me rëndësi prioritare që institucionet në Prishtinë të ndalojnë dhunën dhe t'i kthehen dialogut”, tha Vuçiq.

Ai ka përsëritur se Serbia është kundër lëvizjeve të njëanshme dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është obligim themelor nga Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë.

17:51 1.6.2023

Osmani diskuton me Macron, Scholz dhe Borrell për zhvillimet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Takimi u zhvillua në margjinat e një samiti evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.

“Në këtë kohë vendimtare për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç”, shkroi Osmani.

“Me presidentin [francez] Emmanuel Macron dhe kancelarin [gjerman] Olaf Scholz si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për punët e Jashtme, Josep Borrell, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosove dhe rajon, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, shkroi Osmani në Twitter, duke mos dhënë detaje shtesë.

17:27 1.6.2023

Ministri Sveçla publikon pamjet e sulmit ndaj dy qytetarëve në Mitrovicë të Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e sulmit fizik që ndodhi ndaj dy qytetarëve shqiptarë në pjesën veriore.

Ata u sulmuan në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Fotografitë e personave të lënduar:

Njëri nga qytetarët e sulmuar derisa po trajtohej në urgjencë.
Njëri nga qytetarët e sulmuar derisa po trajtohej në urgjencë.

16:59 1.6.2023

Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk deshi të takohej me delegacionin serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se delegacioni nga Prishtina nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në samitin evropian që po zhvillohet në Kishinjev të Moldavisë.

“Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë dhe Metohi”, u tha Vuçiq gazetarëve.

I pyetur se kur e pret që të ndodhë një takim direkt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di.

Lexo artikullin e plotë:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG