Ndërlidhjet

Diga në Ukrainë: Kur sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krime lufte?

Diga Nova Khovka në lumin Dnjepër, që Ukraina thotë se u shkatërrua nga Rusia.
Diga Nova Khovka në lumin Dnjepër, që Ukraina thotë se u shkatërrua nga Rusia.

Reuters

Konventa e Gjenevës dhe protokollet e saj ndalojnë në mënyrë eksplicite sulmet në kohë lufte “ndaj instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme”, siç janë digat, për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët. Kjo ndalesë ka të ngjarë të jetë në qendër të vëmendjes pas shkatërrimit të një dige të madhe ukrainase.

Të martën, më 6 qershor, Ukraina akuzoi Rusinë se ka hedhur në erë digën Nova Kahovka në lumin Dnjepër, që ndan rusët nga forcat ukrainase në jug të Ukrainës, duke përmbytur një rajon të populluar që gjendet në zonën e luftës dhe duke detyruar banorët që të evakuohen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Ukraina ka sabotuar digën për të shpërqendruar vëmendjen nga kundërofensiva e paralajmëruar e saj.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha të martën se po heton shpërthimin në digën Nova Kahovka –që gjendet në territorin e pushtuar rus – si krim të mundshëm të luftës dhe potencialisht veprim të shkatërrimit mjedisor apo “ekocid”.

Prishja e digës, një "akt ekocidi"

Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka më 5 qershor. Diga dhe hidrocentrali në një pjesë të Ukrainës jugore që e kontrollon Rusia, ishin shënjestruar në mënyrë të përsëritur ndërsa të dyja palët shkëmbenin akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për granatimet.

1/14 Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka më 5 qershor. Diga dhe hidrocentrali në një pjesë të Ukrainës jugore që e kontrollon Rusia, ishin shënjestruar në mënyrë të përsëritur ndërsa të dyja palët shkëmbenin akuza, duke fajësuar njëra-tjetrën për granatimet.

Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pamje më nga afër nga 5 qershori tregon digën e dëmtuar në lumin Dnjepër, afërsisht 30 kilometra në lindje të qytetit Herson.
2/14 Një pamje më nga afër nga 5 qershori tregon digën e dëmtuar në lumin Dnjepër, afërsisht 30 kilometra në lindje të qytetit Herson.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamjet me dron tregojnë ujin teksa kalon nëpër një grykë në digën Kahovka më 6 qershor. Kievi akuzoi forcat ruse për hedhjen në erë të digës dhe e quajti atë një formë "ekocidi" (krim ndaj mjedisit).
3/14 Pamjet me dron tregojnë ujin teksa kalon nëpër një grykë në digën Kahovka më 6 qershor. Kievi akuzoi forcat ruse për hedhjen në erë të digës dhe e quajti atë një formë "ekocidi" (krim ndaj mjedisit).
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zyrtarët rusë u kundërpërgjigjën se diga Nova Kahovka u shkatërrua nga sulmet ushtarake ukrainase.

Raportet në mediat sociale tregojnë pjesë të Hersonit të përmbytura nga ujërat, niveli i së cilave po rritet. Kievi ka urdhëruar njerëzit që jetojnë në drejtim të rrymës, të evakuohen para përmbytjeve katastrofike.
4/14 Zyrtarët rusë u kundërpërgjigjën se diga Nova Kahovka u shkatërrua nga sulmet ushtarake ukrainase.

Raportet në mediat sociale tregojnë pjesë të Hersonit të përmbytura nga ujërat, niveli i së cilave po rritet. Kievi ka urdhëruar njerëzit që jetojnë në drejtim të rrymës, të evakuohen para përmbytjeve katastrofike.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shkatërrimi i digës e shkëput Krimenë nga furnizimi me ujë të freskët.
5/14 Shkatërrimi i digës e shkëput Krimenë nga furnizimi me ujë të freskët.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka dhe rajonin përreth saj, Herson, më 18 tetor 2022.

Skenari më i keq i parashikuar pas shkatërrimit të digës, ishte që përmbytja do të ndodhte në anën e majtë (juglindore) të bregut të lumit. Një valë prej 4 deri në 5 metra do të godiste urën Antonivskiy në lindje të qytetit Herson rreth 19 orë më vonë, do të kishte një valë mbrapa që do të vërshonte në lumin Inhulets dhe pas katër ose pesë ditësh do të kishte disa përmbytje deri në lumin Bug në Mikolajiv.
6/14 Një imazh satelitor tregon digën Nova Kahovka dhe rajonin përreth saj, Herson, më 18 tetor 2022.

Skenari më i keq i parashikuar pas shkatërrimit të digës, ishte që përmbytja do të ndodhte në anën e majtë (juglindore) të bregut të lumit. Një valë prej 4 deri në 5 metra do të godiste urën Antonivskiy në lindje të qytetit Herson rreth 19 orë më vonë, do të kishte një valë mbrapa që do të vërshonte në lumin Inhulets dhe pas katër ose pesë ditësh do të kishte disa përmbytje deri në lumin Bug në Mikolajiv.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Përmbytjet kanë arritur në qendër të Nova Kahovkas. Kryebashkiaku i qytetit të instaluar nga Rusia tha se niveli i ujit ishte rritur me 10 metra dhe pritet të rritet edhe më.

7/14 Përmbytjet kanë arritur në qendër të Nova Kahovkas. Kryebashkiaku i qytetit të instaluar nga Rusia tha se niveli i ujit ishte rritur me 10 metra dhe pritet të rritet edhe më.

Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë qëndron në një ulëse jashtë ndërtesës së tij në periferi të Hersonit ndërsa po rritet niveli i ujit si pasojë e shkatërrimit të digës mbi lumin Dnjepër.
8/14 Një burrë qëndron në një ulëse jashtë ndërtesës së tij në periferi të Hersonit ndërsa po rritet niveli i ujit si pasojë e shkatërrimit të digës mbi lumin Dnjepër.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje e një zone pjesërisht të përmbytur të Hersonit më 6 qershor 2023, pas dëmtimit të digës në lumin Dnjepër.
9/14 Pamje e një zone pjesërisht të përmbytur të Hersonit më 6 qershor 2023, pas dëmtimit të digës në lumin Dnjepër.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një banor vendas ngre duart lart pranë shtëpisë së tij të përmbytur në Herson.
10/14 Një banor vendas ngre duart lart pranë shtëpisë së tij të përmbytur në Herson.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Dy të rinj përpiqen të ngasin biçikletat e tyre përgjatë një rruge të përmbytur nga uji i lumit Dnjepër, më 6 qershor.
11/14 Dy të rinj përpiqen të ngasin biçikletat e tyre përgjatë një rruge të përmbytur nga uji i lumit Dnjepër, më 6 qershor.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Banorja vendase Tetiana mban kafshët e saj shtëpiake, Tsatsa dhe Chunya, teksa qëndron brenda shtëpisë së përmbytur nga uji si pasojë e shpërthimit të digës Kahovka në Herson.
12/14 Banorja vendase Tetiana mban kafshët e saj shtëpiake, Tsatsa dhe Chunya, teksa qëndron brenda shtëpisë së përmbytur nga uji si pasojë e shpërthimit të digës Kahovka në Herson.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur të Hersonit.
13/14 Një grua duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur të Hersonit.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kjo pamje tregon një zonë pjesërisht të përmbytur pranë urës Antonovskiy (REAR) në periferi të Hersonit, më 6 qershor 2023, pas dëmtimit të digës hidroelektrike Kahovka.
14/14 Kjo pamje tregon një zonë pjesërisht të përmbytur pranë urës Antonovskiy (REAR) në periferi të Hersonit, më 6 qershor 2023, pas dëmtimit të digës hidroelektrike Kahovka.
Diga Nova Kahovka në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia u shkatërrua më 6 qershor, duke shkaktuar frikë për shkatërrim në shkallë të gjerë, si dhe evakuime masive. Kievi akuzoi forcat e Moskës për kryerjen e një akti "ekocidi". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Gjatë fushatës së saj gjatë dimrit, Rusia kishte kryer sulme ajrore ndaj infrastrukturës së energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile, duke dëmtuar deri mbi 50 për qind të infrastrukturës së energjisë së Ukrainës. Kievi ka thënë se këto sulme përbëjnë krime lufte, ndërkaq Moska ka argumentuar se ka sulmet ishin legjitime.

Sulmi ndaj digës: Çfarë lloj krimi mund të jetë?

Protokollet pasuese të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 mbulojnë në mënyrë specifike sulmet ndaj “instalimeve që përmbajnë forca të rrezikshme, siç janë digat hidroelektrike. Instalime të tilla nuk duhet të sulmohen edhe nëse ato janë objektiva legjitime ushtarake, “nëse një sulm i tillë mund të shkaktojë çlirimin e forcave të rrezikshme dhe si pasojë të shkaktojë humbje të rënda në mesin e popullatës civile”, thuhet në protokollet që datojnë nga viti 1977.

Në statutin themelues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale më 1998 nuk përmenden digat. Por, statuti penalizon “nisjen e qëllimshme të një sulmi që shkakton humbje aksidentale të jetës, lëndimin e civilëve, dëmtimin e objekteve civile apo dëmtime të gjera, apo dëme afatgjata dhe të rënda të natyrës që do të kishte lidhje të qartë me avantazhin e përgjithshëm konkret dhe të parashikuar ushtarak”.

Në një blog për Gazetën evropiane për ligjin ndërkombëtar të publikuar të martën, profesori i ligjit ndërkombëtar, Marko Millanoviq, nga Universiteti Reading, tha se shkatërrimi i digës mund të përbëjë krim lufte, apo shkelje të rëndë të krimeve kundër njerëzimit, nëse ky sulm vërtetohet se është kryer nga Rusia “duke e ditur dëmin që mund t’i shkaktohet popullatës civile”.

Çfarë thotë ligji ndërkombëtar?

Konventa e Gjenevës dhe protokollet shtesë, të krijuara nga gjykatat ndërkombëtare, thonë se palët e përfshira në konflikt ushtarak duhet të bëjnë dallimin mes “caqeve civile dhe ushtarake” dhe se sulmet ndaj caqeve civile janë të ndaluara.

Kjo ndalesë po ashtu është e përfshirë në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, institucion që ka hapur një hetim lidhur me krimet e mundshme të luftës në Ukrainë pak kohë pas nisjes së pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, dhe po ashtu po heton sulmet ndaj infrastrukturës.

Kjo ndalesë duket e qartë edhe pse disa infrastruktura që janë në pronësi dhe përdoren nga civilët, gjithashtu mund të jenë caqe ushtarake. Caqet ushtarake përkufizohen si “objekte që nga natyra, vendndodhja, qëllimi apo përdorimi i tyre japin një kontribut efektiv në veprimet ushtarake” dhe shkatërrimi ose kapja e tyre “ofron një avantazh të caktuar ushtarak”.

*Video: Shërthimi në digën ukrainase

Shpërthimi në digë ngre ujin në nivele kritike Shpërthimi në digë ngre ujin në nivele kritike
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:51 0:00

A është energjia infrastrukturë ushtarake apo civile?

Infrastruktura e energjisë prej kohësh është konsideruar si një objektiv i vlefshëm ushtarak, për aq kohë sa mbështet aktivitetet e një ushtrie armike, pavarësisht nëse kjo infrastrukturë mbështet po ashtu popullsinë civile. Kështu shkroi eksperti i ligjit ushtarak Michael Schmitt, në një postim në blogun Artikujt e Luftës, që drejtohet nga Instituti Lieber për ligj dhe luftë në Akademinë ushtarake amerikane West Point.

Millanoviq tha se diga “për nga natyra nuk është objektiv ushtarak, por mund të jetë i tillë nga qëllimi apo përdorimi i saj”.

Në blogun e tij ai shtoi: “Pyetja kryesore në këtë temë është nëse diga po jepte një kontribut efektiv për një veprim ushtarak”.

Si balancohen nevojat ushtarake kundër civilëve?

Edhe nëse disa nga shënjestrat mund të konsiderohen objektiva ushtarakë, këtu nuk përfundon gjithçka, tha Katherine Fortine, profesoreshë e ligjit ndërkombëtar në Universitetin Utrecht.

Ushtria duhet ta vlerësojë nëse dëmet apo humbjet e shkaktuara në mesin e civilëve në sulme të tilla janë të tepërta në krahasim me avantazhin konkret dhe të drejtpërdrejtë ushtarak, tha ajo.

Edhe Millanoviq ka mendim të ngjashëm. Ai madje tha se nëse diga mund të shihet si një objektiv ushtarak, një sulm i tillë mund të konsiderohet ligjërisht si joproporcianal – për shembull nëse humbja aksidentale e jetës së civilëve ose dëmtimi i objekteve civile është i tepruar kur krahasohet me avantazhin e pritur ushtarak.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG