Pasojat e një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës, 8 tetor 2023.
Përleshjet midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit janë duke vazhduar të dielën në disa pjesë të Izraelit jugor, raportojnë mediat.
Mëngjesin e së shtunës, nga Rripi i Gazës, Hamasi nisi një valë sulmesh me raketa kundër Izraelit - gjë që nxiti përgjigjen e menjëhershme të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.
Sipas zyrtarëve, në Izrael u vranë 300 civilë dhe dhjetëra të tjerë u morën pengje.
Zyrtarët palestinezë thanë se sulmet ajrore izraelite vranë së paku 313 njerëz në Rripin e Gazës dhe plagosën mbi 2.000 të tjerë.
Përleshjet u përshkruan si përshkallëzimi më i rëndë i konfliktit izraelito-palestinez në disa vite.
Dhuna mes Izraelit dhe Gazës nëpërmjet fotografive
1/11Breshëri raketash goditën Izraelin më 7 tetor. Raketat u hodhën nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
2/11Palestinezët grumbullohen afër një tanku të ushtrisë Izraelite që u shkatërrua nga një sulmues palestinez që u infiltrua në jug të Izraelit, pranë kufirit me Izraelit dhe Gazës.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
3/11Disa makina të goditura nga raketat e lëshuara nga Hamasi në Ashkelon, në jug të Izraelit më 7 tetor.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
4/11Zyrtarët policorë evakuojnë një grua me vajzën e saj, pasi një raketë godet Ashkelonin.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
5/11Sulmet izraelite në qytetin e Gazës më 7 tetor. Izraeli tha se është "në luftë" pas sulmit masiv të nisur nga Hamasi në orët e para të së shtunës.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
6/11Qytetarët shuajnë makinat e djegura, që u goditën nga raketat e lëshuara nga Gaza. Ashkelon, 7 tetor 2023.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
7/11Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar militantët e Hamasit se do të paguajnë "çmim të lartë" për sulmet me raketa në territorin e Izraelit.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
8/11Një pjesëtar i forcave të sigurisë së Izraelit në Sderto, qytet në jug të Izraelit ku u raportua për përleshje mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
9/11Sulmet e Hamasit në jug të Izraelit.

10/11Palestinezët duke u strehuar në një shkollë në qytetin e Gazës pas sulmeve ajrore izraelite më 7 tetor.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
11/11Rezervistët e ushtrisë izraelite duke u transportuar me makina për në bazën e tyre ushtarake në jug të Tel Avivit më 7 tetor 2023.
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.
Previous slide
Next slide
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Paqen në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, tha se “kjo është një greminë e rrezikshme” dhe u bëri thirrje të gjithëve që të tërhiqen.
“Ky sulm ka një ndikim të tmerrshëm mbi civilët izraelitë... Civilët nuk duhet të jenë kurrë objektiv i sulmit”, tha komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Tuerk.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shprehu mbështetje të palëkundur për Izraelin, ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se, gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë “për të siguruar që Izraeli ka atë që i nevojitet për ta mbrojtur veten dhe për t’i mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi”.
“Po i ndjek nga afër zhvillimet në Izrael. Angazhimi ynë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur mbetet i palëkundur”, tha Austin.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se vendi i tij shpreh, po ashtu, mbështetje për Izraelin.
“Jemi thellësisht të tronditur nga sulmi me raketa nga Gaza dhe dhuna në rritje. Gjermania i dënon këto sulme nga Hamasi dhe qëndron në krah të Izraelit”, tha Scholz.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ka diskutuar situatën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, dhe udhëheqës të tjerë rajonalë.
“Presidenti shprehu shqetësimet e tij për situatën dhe ia kujtoi secilit rëndësinë e dënimit të sulmeve terroriste kundër Izraelit, ushtarëve dhe popullit të tij”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Presidentit të Francës.
Sipas disa raportimeve në media, Abbas i kërkoi Macronit të ndërhyjë për të ndaluar “agresionin izraelit”.
Shefja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se sulmi i Hamasit kundër Izraelit “është terrorizëm në formën e tij më të neveritshme”.
“Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen.
Ministria e Jashtme turke tha se “Turqia është gjithmonë e gatshme të ofrojë çfarëdolloj ndihme për të siguruar që zhvillimet në fjalë, të mos përshkallëzohen më tej”.
Thirrje për përmbajtje bënë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministria e Jashtme e këtij vendi tha se duhet “armëpushim i menjëhershëm për t’i shmangur pasojat serioze”.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mikhail Bogdanov, tha se vendi i tij “është në kontakt me Izraelin, palestinezët dhe vendet arabe” dhe se bën thirrje për përmbajtje.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi atë që ai e cilësoi si “sulm terrorist” ndaj Izraelit dhe tha se e drejta e Izraelit për ta mbrojtur veten “nuk mund të vihet në dyshim”.
Tel Avivi pas sulmeve të Hamasit.
Hamasi u bëri thirrje palestinezëve dhe arabëve të tjerë që t’i bashkohen aksionit të tij kundër Izraelit.
Mbetet e paqartë nëse palestinezët në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor apo gjetkë në rajon, do ta dëgjojnë thirrjen e tij.
Ushtria izraelite, ndërkohë, urdhëroi një përforcim masiv të trupave.