Kush është Xhihadi Islamik që Izraeli e akuzon për shpërthimin në Gazë?

Anëtarët e grupit militant të Xhihadit Islamik gjatë një parade ushtarake.

Izraeli ka thënë se dëshmitë tregojnë se grupi i armatosur palestinez, Xhihadi Islamik, është përgjegjës për shpërthimin e 17 tetorit në një spital në Qytetin e Gazës. Por, ky grup, që është më i vogël sesa grupi militant Hamas – që udhëheq me Gazën – ka mohuar përgjegjësinë.

Shpërthimi në spitalin Al-Ahli besohet se ka lënë të vdekur qindra persona. Shpërthimi rriti zemërimin në mesin e shteteve arabe, dhe 22 prej tyre që përfaqësohen në Kombet e Bashkuara kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë vizitës në Izrael më 18 tetor, tha se “bazuar në atë që kemi parë, duket se [shpërthimi] u krye nga një ekip tjetër, e jo ju”, duke iu drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Biden në Izrael, fajëson “palën tjetër” për shpërthimin në spitalin e Gazës

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

Por, kush është grupi Xhihadi Islamik?

Xhihadi Islamik palestinez është themeluar më 1981 me qëllim që të krijojë një shtet islamik palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor, Gazë, dhe territore të tjera palestineze që tani i përkasin Izraelit.

Ky grup cilësohet si organizatë terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropian dhe qeveri të tjera.
Sikurse edhe Hamasi – me të cilin ndan pikëpamje ideologjike – edhe Xhihadi Islamik zotohet për shkatërrimin e Izraelit.

Në gusht të vitit 2022, emri i Xhihadit Islamik u bë më i njohur për publikun, pas shpërthimit të dhunës në Rripin e Gazës. Atëbotë, Izraeli raportoi se vrau disa liderë të grupit. Por, edhe në vitet paraprake, Izraeli ka kryer sulme ndaj këtij grupi.

Po ashtu, Xhihadi Islamik mori pjesë edhe në sulmet e koordinuara ndaj Izraelit më 7 tetor të këtij viti, që nxitën një përgjigje të ashpër të autoriteteve izraelite.

Në Rripin e Gazës, Xhihadi Islamik është një nga dy grupet kryesore të militantëve palestinezë, krahas me Hamasin që qeveris me këtë territor të gjatë 40 kilometra e me 2.3 milionë banorë.

Pavarësisht se ndajnë pikëpamje të ngjashme ideologjike dhe kanë bërë bashkë forcat në sulmet e fundit ndaj Izraelit, Xhihadi Islamik me veprimet e tij në të kaluarën, sikurse gjuajtja e raketave dhe mosmarrja e përgjegjësisë për sulmet, si dhe mosrespektimi i armëpushimeve, ka minuar autoritetin e Hamasit në Gazë.

Protesta pas shpërthimit vdekjeprurës në spitalin e Gazës

Studentët dhe demonstruesit iranianë duke protestuar në mbështetje të palestinezëve përpara Ambasadës britanike në Teheran, mëngjesin e hershëm të 18 tetorit 2023.&nbsp;<br />
<br />
Qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës britanike dhe franceze në Teheran në orët e para të 18 tetorit 2023, ndërsa zemërimi u rrit pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gazë.
1/15 Studentët dhe demonstruesit iranianë duke protestuar në mbështetje të palestinezëve përpara Ambasadës britanike në Teheran, mëngjesin e hershëm të 18 tetorit 2023. 

Qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës britanike dhe franceze në Teheran në orët e para të 18 tetorit 2023, ndërsa zemërimi u rrit pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gazë.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Njerëzit janë mbledhur në një protestë para Ambasadës franceze në Tunis, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gazë, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. 17 tetor 2023.
2/15 Njerëzit janë mbledhur në një protestë para Ambasadës franceze në Tunis, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gazë, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin. 17 tetor 2023.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Studentë dhe protestues në Teheran ndezin dritat e telefonëve teksa protestojnë para Ambasadës britanike në Teheran, mëngjesine&nbsp; hershëm të 18 tetorit 2023.&nbsp;
3/15 Studentë dhe protestues në Teheran ndezin dritat e telefonëve teksa protestojnë para Ambasadës britanike në Teheran, mëngjesine  hershëm të 18 tetorit 2023. 
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Protestuesit libanezë me flamuj palestinezë&nbsp; ngjiten në rrethojën e Ambasadës së SHBA-së, në Bejrut, Liban, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gaz më 17 tetor 2023.&nbsp;
4/15 Protestuesit libanezë me flamuj palestinezë  ngjiten në rrethojën e Ambasadës së SHBA-së, në Bejrut, Liban, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gaz më 17 tetor 2023. 
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Protestuesit para Ambasadës franceze në Tunis, Tunizi, 17 tetor 2023.
5/15 Protestuesit para Ambasadës franceze në Tunis, Tunizi, 17 tetor 2023.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Protestuesit në Bejrut, 17 tetor 2023.
6/15 Protestuesit në Bejrut, 17 tetor 2023.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një tjetër pamje e protestuesve në Bejrut.&nbsp;
7/15 Një tjetër pamje e protestuesve në Bejrut. 
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Palestinezët marrin pjesë në një protestë në Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, 17 tetor 2023, pasi qindra palestinezë u vranë nga një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gazë.
8/15 Palestinezët marrin pjesë në një protestë në Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, 17 tetor 2023, pasi qindra palestinezë u vranë nga një shpërthim në spitalin Al-Ahli në Gazë.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Në Bogota, Kolumbi, më 17 tetor u ndezën qirinj për viktimat.
9/15 Në Bogota, Kolumbi, më 17 tetor u ndezën qirinj për viktimat.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Fëmijë e të rritur protestuan më 18 tetor në Bagdad, Irak, kundër luftës Izrael - Hamas.&nbsp;
10/15 Fëmijë e të rritur protestuan më 18 tetor në Bagdad, Irak, kundër luftës Izrael - Hamas. 
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Njerëzit mbajnë pankarta dhe flamuj palestinezë gjatë një proteste në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, vonë më 17 tetor 2023, në mbështetje të palestinezëve pas një sulmi që shpërtheu në spitalin Ahli Arab në Gazën qendrore, i cili vrau qindra persona.
11/15 Njerëzit mbajnë pankarta dhe flamuj palestinezë gjatë një proteste në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, vonë më 17 tetor 2023, në mbështetje të palestinezëve pas një sulmi që shpërtheu në spitalin Ahli Arab në Gazën qendrore, i cili vrau qindra persona.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Me pankarta e flamuj palestinezë, irakianët në Mosul protestuan më 18 tetor.&nbsp;
12/15 Me pankarta e flamuj palestinezë, irakianët në Mosul protestuan më 18 tetor. 
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Njerëzit duke ndihmuar pas shpërthimit në spitalin Al-Ahli në Gazë, më 17 tetor 2023.&nbsp;
13/15 Njerëzit duke ndihmuar pas shpërthimit në spitalin Al-Ahli në Gazë, më 17 tetor 2023. 
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Kjo foto e bërë më 18 tetor 2023 tregon një automjet të dëmtuar që i përket spitalit Al-Ahli në Gazë, si pasojë e një shpërthimi gjatë natës.
14/15 Kjo foto e bërë më 18 tetor 2023 tregon një automjet të dëmtuar që i përket spitalit Al-Ahli në Gazë, si pasojë e një shpërthimi gjatë natës.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një pamje e brendshme e spitalit Al-Ahli ku qindra palestinezë u vranë në&nbsp; shpërthimin e 17 tetorit.
15/15 Një pamje e brendshme e spitalit Al-Ahli ku qindra palestinezë u vranë në  shpërthimin e 17 tetorit.
Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, ku po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku ishin strehuar edhe civilë nga luftimet. Qindra palestinezë protestuan në Teheran, Tripoli, Bagdad, Tunis, Bejrut e qytete të tjera. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Mbështetja nga Irani

Xhihadi Islamik gëzon mbështetje financiare dhe ushtarake nga Irani, armiku kryesor rajonal i Izraelit. Forca e grupit të armatosur është në rritje pasi në të kaluarën është përfshirë në sulme me raketa dhe konfrontime të tjera me Izraelin.

Teherani e mbështet Xhihadin Islamik me trajnime, para, ekspertiza.

Megjithatë, shumica e armëve që grupi përdor janë prodhime vendëse. Besohet se viteve të fundit, Xhihadi Islamik ka zhvilluar një arsenal të barasvlershëm me atë të Hamasit – që po ashtu mbështetet nga Irani – duke u pajisur me raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta të godasin caqe në qendrën urbane të Tel Avivit.

Një ditë pas sulmeve të koordinuara nga Izraeli më 7 tetor, media shtetërore raportoi se presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, bisedoi me liderët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Raisi lavdëroi sulmet e militantëve palestinezë dhe i cilësoi si një “fitore e madhe”, që sipas tij, ndihmon në shkatërrimin e “regjimit” të Izraelit.

Përfaqësuesit e këtyre dy grupeve militante ishin takuar me përfaqësuesit iranianë në qershor në Iran.

Xhihadi Islamik ka selinë në Rripin e Gazës, por ka edhe degë në Bejrut e Damask, dy kryeqendrat që kanë lidhje të ngushta me Iranin.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

​
XS
SM
MD
LG