Një grua duke qarë në një memorial të improvizuar për viktimat e sulmit në sallën e koncerteve në afërsi të Moskës.
Autoritetet në Taxhikistan i kanë ndaluar familjarët e katër burrave taxhikë, të cilët akuzohen për kryerjen e sulmit vdekjeprurës në një sallë koncertesh në rajonin e Moskës.
Familjarët e tyre janë marrë në pyetje nga autoritetet e Taxhikistanit si pjesë e një hetimi të gjerë rus për sulmin e 22 marsit.
Grupi militant, Shteti Islamik, e mori përgjegjësinë për sulmin në sallën e koncerteve, Crocus, ku u vranë 139 njerëz dhe u plagosën më shumë se 120 të tjerë.
Katër burra me përkatësi etnike nga Taxhikistani - të cilët po punonin si emigrantë në Rusi - janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e këtij sulmi.
Secili prej tyre kishte shenja të rrahjes brutale, ndërsa raportimet e pakonfirmuara thonë se ata mund të jenë torturat në paraburgim.
Fotografitë tregojnë abuzimin e rëndë të të dyshuarve për sulmin në Moskë
1/8Dalerjon Mirzoev, i fotografuar menjëherë pas arrestimit të tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars. Ai u kap mbi dyshimet se është një ndër shtetasit e Taxhikistanit që u përfshinë në sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, më 22 mars, i cili la të paktën 137 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
2/8Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
3/8Faridun Shamsiddin, i fotografuar menjëherë pas kapjes së tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
4/8Fotografi që shfaq Shamsiddinin në gjykatën e Moskës, më 24 mars, me fytyrë të ënjtur dhe të mavijosur. Më herët, burri taxhik ishte fotografuar gjatë atij që dukej të ishte torturim nga forcat e sigurisë, me një kabllo elektrik të vendosur në gjenitale.
Aiden Aslin, shtetas britanik, i cili ishte kapur nga Rusia përderisa po luftonte për Ukrainën gjatë betejës për Mariupolin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se beson se publikimi i torturës së dukshme ndaj të dyshuarve për terrorizëm ka për qëllim "të jetë shembull".
Ish-luftëtari i Ukrainës thotë se abuzimi i tillë i të dyshuarve, që ende nuk janë shpallur fajtorë për ndojnë krim, është "në të njëjtin nivel" si dhuna që ai thotë se ka parë gjatë kohës sa u mbajt rob nga rusët.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
5/8Saidakram Rajabalizoda, i fotografuar pasi ishte kapur dhe pasi raportohet se i ishte prerë veshi nga burra me unfiromë, që e zunë në një pyll në rajonin rus të Brianskut, më 23 mars.
Një kanal në Telegram, i lidhur me grupin Wagner, ka publikuar një video që gjoja shfaq momentin kur Rajabalizodas i pritet veshi, teksa agjentët e sigurisë e detyrojnë ta hajë atë. Një burrë në video dëgjohet duke i bërtitur të dyshuarit: "Përpije, bastard! Do të të bëj copash dhe do të t'i fus në gojë".
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
6/8Fotografi që shfaq Rajabalizodan në gjyq, më 24 mars, me veshin e djathtë të lidhur me fashë, dhe me dëshmi të rrahjes gjatë mbajtjes në paraburgim.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
7/8Muhammadsobir Faizov, i fotografuar pas arrestimit më 23 mars, me një lëndim serioz të syrit, që është mjegulluar në fotografinë e publikuar nga mediat ruse.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
8/8Fotografi që shfaq Faizovin gjatë seancës gjyqësore të 24 marsit.
I dyshuari për terrorizëm u dërgua me shtrat lëvizës në gjykatore dhe dukej se mezi mbante vetëdijen gjatë paraqitjes.
Fotografitë e realizuara pasi katër burra taxhikë, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën - të rrahur dhe të mavijosur - në gjykatë, një ditë më pas.
Previous slide
Next slide
Në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanb, dhe disa qytete të tjera, autoritetet u shkuan nëpër shtëpi familjarëve të katër burrave, dhe i dërguan në kryeqytet për t’i marrë në pyetje, fqinjët dhe familjarët e tyre thanë për Radion Evropa e Lirë (REL).
Në Vahdat, një qytet në lindje të Dushanbit, nëna, vëllai, dy xhaxhallarë dhe familjarë të tjerë të njërit prej të akuzuarve - Murodali Rajabalizoda – u morën nga policia në mbrëmjen e 25 marsit, tha një punonjës i brendshëm për REL-in. Fqinjët e tjerë thanë se kryetari i lagjes ku jeton familja e Rajabalizoda, u morën nga policia gjithashtu.
Një numër i familjarëve të një të dyshuari tjetër - Muhammadsobir Faizov – u morën nga shtëpitë e tyre në Dushanb, thanë fqinjët e tyre për REL-in.
Autoritetet e Taxhikistanit nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë për këto ndalime.
Ministria e Jashtme e Taxhikistanit lëshoi komunikatë pak orë pas sulmit më 22 mars, duke i hedhur poshtë raportimet se tre burra të tjerë taxhikë gjoja kishin marrë pjesë në sulm. Por, prej atëherë ajo nuk ka bërë komente të tjera.
Autoritetet ruse ngritën aktakuzë kundër një personi të tetë për këtë sulm, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS. Gjykata në Moskë i caktoi atij masën e paraburgimit, duke e akuzuar se gjoja e kishte lëshuar një banesë me qira për katër sulmuesit.
Deri më 26 mars, tetë njerëz janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim. Në përgjithësi, 11 njerëz janë ndaluar nga policia.
Tre burra të akuzuar për ofrimin e një veture dhe një banese sulmuesve, dolën para gjykatës në Moskë, të hënën.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 25 mars se sulmi terrorist në sallën e koncerteve Crocus u krye nga islamistët radikalë.
Duke folur gjatë një takimi me zyrtarët qeveritarë, Putini tha se vrasjet u kryen nga ekstremistët “ideologjia e të cilëve, bota islamike, ka shekuj që lufton”.
Por, ai përsëri u përpoq t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën, pa dhënë asnjë dëshmi të vetme.
“Ne e dimë se krimi u krye nga islamistët radikalë... por, ne gjithashtu e shohim se Shtetet e Bashkuara po tentojnë t’i bindin satelitët e vet dhe vendet e tjera të botës se gjoja nuk ka asnjë gjurmë të Kievit në sulmin terrorist në Moskë”, tha Putin.
Kievi dhe Uashingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet e Putinit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mohoi çdo përfshirje në këtë sulm, duke thënë se Putini gjithmonë kërkon ta fajësojë “dikë tjetër”.
“Përsëri, ai e akuzon Ukrainën. Krijesë e sëmurë dhe cinike. Të gjithë janë terroristë për të, përveç vetes së tij, edhe pse ai ka dy dekada që ushqehet me terror”, tha Zelensky.
Më 24 mars, Shtëpia e Bardhë tha se përgjegjës i vetëm për sulmin në Moskë është Shteti Islamik Korasan.