SHBA-ja hap portin për ndihma në Gazë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur një port të përkohshëm në një plazh të Gazës, për të mundësuar më shumë dërgesa të ndihmave humanitare. Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, ka thënë se porti “është koordinuar për të mbështetur përpjekjen e USAID-it dhe të OKB-së për të dërguar dhe për të shpërndarë ndihma”. Qindra mijëra palestinezë janë buzë urisë pas nisjes së luftës në Gazë, e nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Përmbajtja
-
21 qershor 2026Zelandezi që “lufton për lirinë” në Ukrainë
-
19 qershor 2026Kosova gati për më pak ushtarë të huaj
-
18 qershor 2026Dronët ukrainas godasin rafinerinë kryesore të naftës në Moskë
-
18 qershor 2026Dy dekada, tenderë milionësh dhe një pishinë e papërfunduar