Ndërlidhjet

A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?

Presidenti i ndjerë i Iranit, Ebrahim Raisi.

Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë.

Megjithatë, ajo nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në politikat e brendshme dhe të jashtme të Teheranit, thonë ekspertët.

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet kryesore shtetërore, dhe Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike janë qendrat kryesore të pushtetit në Iran, ku autoriteti i presidentit është i kufizuar.

“Vdekja e Raisit, në vetvete, nuk do të shkaktojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikat e Iranit”, thotë Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

“Presidenti është i dyti në komandë në hierarkinë e pushtetit të Republikës Islamike dhe udhëzimet strategjike i jep udhëheqësi suprem”, shpjegon ai.

Si president, Raisi mbikëqyri një shtypje brutale të protestave kundër establishmentit në vitin 2022, si dhe shtrëngimin e të ashtuquajturave ‘ligje të moralit’.

Pasojë reale e vdekjes së presidentit ultra-konservator, sipas ekspertëve, mund të jetë lufta për pushtet midis forcave të vijës së ashpër të vendit.

Vdekja e tij mund t’i komplikojë edhe planet pasardhëse të Khameneit, pasi thuhej se ai do të bëhej udhëheqësi i ardhshëm suprem.

Raisi, ish-shef i gjyqësorit, ishte mbështetës i madh i Khameneit, ndërsa ky i fundit besohej se po e përgatiste atë si pasardhës të vetin.

Sanam Vakil, drejtore e Programit të Lindjes së Mesme në Institutin Chatham House në Londër, thotë se Raisi “ishte i përshtatshëm” për këtë detyrë. Sipas saj, ai, madje, e modeloi jetën e tij sipas udhëheqësit suprem 85-vjeçar.

“[Raisi] ishte një funksionar besnik, i gatshëm për ta marrë pozitën e liderit suprem. Nuk duket se ka kandidatë të tjerë aq të përshtatshëm”, thotë ajo.

Presidenti iranian vdes nga rrëzimi i helikopterit

Kjo fotografi e nxjerrë nga një video e publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe iraniane, më 20 maj tregon ekipet e shpëtimit duke bartur trupa nga vendi ku u rrëzua helikopteri, me të cilin po udhëtonte presidenti iranian, Ebrahim Raisi,  në një zonë malore të mbuluar me mjegull në veriperëndim të Iranit.

Raisi, 63 vjeç, dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin e rrëzimit të helikopterit.
1/10 Kjo fotografi e nxjerrë nga një video e publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe iraniane, më 20 maj tregon ekipet e shpëtimit duke bartur trupa nga vendi ku u rrëzua helikopteri, me të cilin po udhëtonte presidenti iranian, Ebrahim Raisi,  në një zonë malore të mbuluar me mjegull në veriperëndim të Iranit.

Raisi, 63 vjeç, dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin e rrëzimit të helikopterit.
Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 maj.
Një tjetër pamje e marrë nga një video tregon shpëtimtarët duke nxjerrë trupat në vendin e rrëzimit.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, dhe ministri i Jashtëm, Amir-Abdollahian, ktheheshin nga një vizitë në kufi me Azerbajxhanin, më 19 maj, kur helikopteri i tyre u rrëzua në veriperëndim të Iranit, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

2/10 Një tjetër pamje e marrë nga një video tregon shpëtimtarët duke nxjerrë trupat në vendin e rrëzimit.
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, dhe ministri i Jashtëm, Amir-Abdollahian, ktheheshin nga një vizitë në kufi me Azerbajxhanin, më 19 maj, kur helikopteri i tyre u rrëzua në veriperëndim të Iranit, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 maj.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit ka publikuar këtë foto, e cila tregon pjesë të helikopterit pas rrëzimit të tij. Televizioni shtetëror iranian tha më 20 maj se helikopteri ishte rrëzuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

3/10

Ekipet e kërkim-shpëtimit, të ndihmuara nga disa qeveri të huaja, kishin zhvilluar një operacion  të shpejtë për helikopterin pasi ai u rrëzua në mot të lig në një zonë malore të vendit vonë më 19 maj.
4/10 Ekipet e kërkim-shpëtimit, të ndihmuara nga disa qeveri të huaja, kishin zhvilluar një operacion  të shpejtë për helikopterin pasi ai u rrëzua në mot të lig në një zonë malore të vendit vonë më 19 maj.
Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 maj.
Operacionet e shpëtimit ishin penguar nga kushtet e vështira.
5/10 Operacionet e shpëtimit ishin penguar nga kushtet e vështira.
Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 maj.
Raisi kishte udhëtuar në Azerbajxhan më 19 maj për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një dige. Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
6/10 Raisi kishte udhëtuar në Azerbajxhan më 19 maj për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një dige. Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 maj.
Raisi dhe Aliyev gjatë inaugurimit të digës Qiz Qalasi në kufirin mes Iranit dhe Azerbajxhanit.

7/10 Raisi dhe Aliyev gjatë inaugurimit të digës Qiz Qalasi në kufirin mes Iranit dhe Azerbajxhanit.

Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 maj.
Moti në Qiz Qalasi mund të shihet teksa po përkeqësohej pas ceremonisë së inaugurimit më 19 maj.

Helikopteri i Raisit ishte rrugës për në qytetin e Tabrizit kur u rrëzua pranë qytetit të Jolfës, në atë që televizioni shtetëror tha se ishte një "ulje e vështirë". Disa media më vonë cituan burime qeveritare të thoshin se helikopteri u rrëzua teksa kalonte një zonë malore dhe pyjore.
8/10 Moti në Qiz Qalasi mund të shihet teksa po përkeqësohej pas ceremonisë së inaugurimit më 19 maj.

Helikopteri i Raisit ishte rrugës për në qytetin e Tabrizit kur u rrëzua pranë qytetit të Jolfës, në atë që televizioni shtetëror tha se ishte një "ulje e vështirë". Disa media më vonë cituan burime qeveritare të thoshin se helikopteri u rrëzua teksa kalonte një zonë malore dhe pyjore.
Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 maj.
Karrigia e zbrazët e presidentit Ebrahim Raisi në kabinetin iranian pas konfirmimit të vdekjes së tij si pasojë e rrëzimit të helikopterit.
9/10 Karrigia e zbrazët e presidentit Ebrahim Raisi në kabinetin iranian pas konfirmimit të vdekjes së tij si pasojë e rrëzimit të helikopterit.
Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 maj.

Raisi u zgjodh president në vitin 2021 dhe që atëherë ka ashpërsuar shumë kufizime ndaj iranianëve nëpërmjet zbatimit të atyre që njihen si ligje të moralit dhe një goditjeje të përgjakshme ndaj protestave antiqeveritare të nxitura nga vdekja e Mahsa Amini derisa po mbahej në paraburgim nga policia për gjoja shkelje të kodit islamik të veshjes së shamisë së kokës.

10/10

Previous slide
Next slide

Sidoqoftë, vdekja e Raisit la një vend bosh për t’u mbushur. Me ligjin iranian, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 50 ditësh - kohë gjatë së cilës institucioni klerik do të përpiqet të gjejë një zëvendësues të përshtatshëm.

Tash për tash, kandidatë janë kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, dhe shefi i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni Ejei.

Azizi thotë se presidenti i ardhshëm mund të ketë “ndikim të rëndësishëm në trajektoren e përgjithshme” të pasardhësit të Khameneit.

“Si rezultat, kjo do të çojë në rritjen e konkurrencës ndërkonservatore për t’u bërë president”, përfundon ai.

Përgatiti: Valona Tela
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG