Fjalimi i Netanyahut në Kongresin amerikan pritet me protesta masive në Uashington
Mijëra njerëz protestuan në Uashington, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua Kongresit amerikan, më 24 korrik. Vizita përçarëse erdhi në një moment vendimtar në politikën amerikane, pasi presidenti Joe Biden u largua nga gara për rizgjedhje, ndërsa nënpresidentja Kamala Harris filloi fushatën e saj për presidencialet e 2024-tës. Ndërsa demonstruesit shprehën zemërimin e tyre për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj luftës së Izraelit në Gazë, disa thanë se votat e tyre në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të varen nga mënyra se si kandidatët do ta trajtojnë këtë çështje. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj, Doruntina Baliu dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
4 dhjetor 2025Si po përpiqet Moska të krijojë një sistem paralel bankar?
-
2 dhjetor 2025Mungesa e Kuvendit fut institucionet e mbikëqyrjes në krizë
-
1 dhjetor 20251.304 ditë në robërinë ruse
-
28 nëntor 2025Ndryshimet në botë, mundësi për Kosovën
-
27 nëntor 2025Si arriti Kosova buzë kualifikimit në Kupën e Botës 2026