Protesta të dhunshme në Bukuresht pasi politikani prorus përjashtohet nga gara presidenciale
Mbështetësit e politikanit prorus rumun të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, u përleshën me policinë, më 9 mars, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rumanisë hodhi poshtë kandidaturën e tij para përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale. Georgescu befasoi shumëkënd duke fituar rundin e parë të votimit në nëntor. Rezultati u anulua nga Gjykata Kushtetuese, pasi raportet e inteligjencës rumune thanë se aktorë të huaj kishin manipuluar platformat e mediave sociale, veçanërisht TikTok-un, në favor të Georgescut. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
20 shkurt 2026Kosova synon ekonominë e së ardhmes, por ngec në të tashmen
-
18 shkurt 2026Pse po shtohen lindjet me operacion në Kosovë?