Luftime të ashpra përgjatë kufirit verior të Ukrainës teksa trupat hyjnë në Rusi
Në vijën e frontit, në rajonin Sumi, forcat ukrainase po i zmbrapsin sulmet ruse dhe po futen në rajonet Kursk dhe Belgorod, në Rusi. Duke folur për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, një njësit artiljerësh ukrainas raporton për luftime intensive dhe pohon se luftëtarë koreanoveriorë të Rusisë po pësojnë humbje të mëdha. Teksa zërat për një armëpushim po vazhdojnë, trupat ukrainase në terren mbeten skeptike, duke u zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë mes betejave të ashpra ndërkufitare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
29 qershor 2026Kosova në udhëkryq: Gazi amerikan apo qymyri?
-
29 qershor 2026"Të gjithë kanë frikë": Ukrainasit nën kërcënimin e dronëve rusë
-
28 qershor 2026Rruga e rrezikshme malore sjell jetë të re për fshatin kirgiz