Furgon i vjetër, teknologji e re: Si po u kundërvihen dronëve trupat ukrainase
Forcat ukrainase në vijën e frontit, në Pokrovsk, po përballen me sulme të intensifikuara ruse, veçanërisht me dronë kamikazë dhe me bomba rrëshqitëse. Ushtarët në front varen nga armët e improvizuara elektronike dhe nga taktikat e kamuflazhit për të mbijetuar nën rrezikun pothuajse të vazhdueshëm. Një ekip i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, bisedoi me artiljerë ukrainas që po luftonin në periferi të qytetit të Pokrovskut, teksa ata po përpiqeshin të parandalonin përparimin e grupeve sulmuese ruse. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Përmbajtja
-
14 dhjetor 2025Rusia ndalon Roblox-in, fëmijët i ankohen Kremlinit
-
12 dhjetor 2025Shtëpia e Bardhë “dorëzon” Ballkanin
-
11 dhjetor 2025Si po marrin kompanitë kineze punë në Serbi pa tender?
-
11 dhjetor 2025Bullgarët dalin sërish në rrugë, kërkojnë Qeveri të re