Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

Disa njerëz duke u përpjekur ta nxjerrin trupin e vdekur të një kameramani palestinez që ishte i angazhuar nga agjencia e lajmeve, Reuters.
Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës.
Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë kontribuuar për këto mediume.
Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal, ka thënë se “numri ka shkuar në 20 martirë, përfshirë pesë gazetarë dhe një pjesëtar të Mbrojtjes Civile”, pas sulmeve në spitalin Nasser në Han Junis- një kompleks i madh mjekësor në jug qe është shënjestruar disa herë nga Izraeli prej nisjes së luftës.
Sipas vëzhguesve të mediave, rreth 200 gazetarë janë vrarë përgjatë dy vjetëve të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.
Protesta në Izrael dhe në mbarë botën, kërkohet ndërprerja e luftës në Gazë
1/12Demonstruesit në një tubim propalestinez kundër veprimeve të Izraelit dhe mungesës së vazhdueshme të ushqimit në Rripin e Gazës – që Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur zyrtarisht si uri – gjatë protestës në Melburn, Australi, më 24 gusht 2025.
Në pankarta shkruhej: “Uria e foshnjave është krim lufte”.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
2/12Demonstrata në Melburn, Australi, më 24 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
3/12Një aktivist propalestinez mban një pankartë me fotografinë e gazetarit të Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, i cili u vra në një sulm izraelit në Gazë, gjatë një proteste në Bandung, më 24 gusht 2025.
Gjatë operacioneve izraelite kanë humbur jetën edhe shumë gazetarë, ndërsa organizatat e gazetarëve po ashtu kanë kërkuar që dhuna në Gazë të ndalet.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
4/12Njëkohësisht, në Izrael u mbajtën demonstrata kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
5/12Demonstruesit bllokojnë autostradën gjatë një proteste duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve që mbahen nga Hamasi, pranë Bet Shemesh, Izrael, të dielën, më 24 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
6/12Njerëzit marrin pjesë në një protestë duke kërkuar përfundimin e luftës dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve, në Tel Aviv, Izrael, më 23 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
7/12Njerëzit në protestë kërkojnë përfundimin e luftës dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve që Hamasi mban në Rripin e Gazës, në Tel Aviv, Izrael, më 23 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
8/12Njerëzit marrin pjesë në një protestë solidariteti me palestinezët dhe Gazën, e organizuar nga një grup i shoqërisë civile, në Dakar, Senegal, më 24 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
9/12Demonstruesit mbajnë pankarta dhe flamuj gjatë protestës me moton “E gjithë Danimarka në rrugë për një Palestinë të lirë”, në Kopenhagë, Danimarkë, më 24 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
10/12Një demonstrues propalestinez valëvit flamurin palestinez përpara parlamentit grek, gjatë një proteste në mbështetje të palestinezëve në Gazë. Athinë, Greqi, më 24 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
11/12Motoçiklistët brohorasin slogane dhe valëvitin flamuj palestinezë gjatë “Vozitjes së Solidaritetit me Gazën”, një tubim i motoçiklistëve dhe aktivistëve në mbështetje të palestinezëve, në Nairobi, Kenia, më 24 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
12/12Pamjet nga droni tregojnë demonstrues propalestinezë në varka, teksa shpalosin një pankartë mbi ujë, gjatë një proteste në shenjë solidariteti me palestinezët në Gazë dhe kundër Izraelit, në Stamboll, Turqi, më 23 gusht 2025.
Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën, nga Turqia deri në Senegal, Danimarkë dhe Greqi, ku është kërkuar nga Izraeli të ndalë luftën në Gazë.
Previous slide
Next slide
Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat e saj ushtarake kanë kryer sulme në zonën e spitalit në Han Junis.
“Shefi i shtabit të përgjithshëm urdhëroi që të kryhet hetim fillestar sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ushtria përmes një deklarate, duke shtuar se “ndjen keqardhje për dëmet ndaj individëve të papërfshirë" dhe që "nuk i shënjestron gazetarët”.
Spitali Nasser është ndër qendrat e vetme shëndetësore në Rripin e Gazës që është të paktën pjesërisht funksional.
Lufta në Gazë është nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, në tetor të vitit 2023, duke lënë të paktën 1.200 njerëz të vrarë, kryesisht civilë.
Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë të paktën 62.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Gazë.
Organizata ndërkombëtare të ndihmës kanë ngritur alarmin për zi buke në Gazë, teksa shumica e hyrjeve për ndihma mbesin të bllokuara.
Izraeli, në anën tjetër, i hedh poshtë këto vlerësime.