Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd
Ministri i Kulturës në Serbi, Nikolla Sellakoviq, i ka përsëritur akuzat kundër Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar, pasi është marrë në pyetje nga ky institucion. Ai është i dyshuar në hetimet për falsifikim të dokumenteve, mbi bazën e të cilave Qeveria ia ka hequr ndërtesës së ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave statusin e objektit të mbrojtur. Në ato hapësira planifikohet të ndërtohen ndërtesa biznesore dhe për banim nga kompania e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
18 qershor 2026Dy dekada, tenderë milionësh dhe një pishinë e papërfunduar
-
12 qershor 2026Më pak SHBA në Ballkan, më shumë rrezik?
-
11 qershor 2026Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme