Pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, vendet e Gjirit në alarm
Pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës, kanë nisur të dalin të dhënat e para për dëmet e shkaktuara. Sulmet ndodhën pasi Irani goditi anije në Ngushticën e Hormuzit. Teherani kërcënoi se mund të sulmojë edhe shtetet e Gjirit. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, CENTCOM, publikoi pamje të reja nga sulmet në Iran. Edhe Garda Revolucionare iraniane publikoi pamje që, sipas saj, tregojnë lëshimin e raketave. (Përgatiti: Mahir Elshani)