"Sillni në shtëpi": Sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së
Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke kërkuar lirimin e tyre si dhe ora që tregojnë edhe sa kohë ka mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj tyre. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi, që shpallet paraditen e 16 shtatorit, vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, që u themelua më 2015.
5
“Heronj të luftës dhe paqes” është mbishkrimi i shoqëruar me fotografitë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ky bilbord është një prej të shumtave që janë vendosur në pjesë të ndryshme të Prishtinës.
6
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Mbrojtja, ndërkaq, ka kërkuar që ata të shpallen të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
7
Sheshi kryesor i Prishtinës i stolisur me flamuj të UÇK-së. Autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar se në qendër të Prishtinës do të vendoset një ekran i madh ku qytetarët do të mund të ndjekin shpalljen e vendimit.
8
Emblema e UÇK-së shihet në një mur në Ferizaj.