Një udhëtim "apokaliptik" nën dronë rusë drejt vijave të frontit në Ukrainë
Një ekip i Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, iu bashkua ushtarëve ukrainas në një udhëtim të rrezikshëm drejt Druzhkivkës, në lindje të Ukrainës, ku dronët rusë i kanë bërë rrugët pothuajse të pakalueshme. Rreth 2.000 civilë raportohet të kenë mbetur në qytet, teksa sulmet nga Rusia po intensifikohen.