Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit në Kosovë në një ekspozitë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës janë prezantuar librat "Abetare" të botuara ndër vite. E para Abetare e botuar në Kosovë daton në vitin 1945 dhe ajo e fundit është e vitit 2022. Abetarja është libri i parë për nxënësit në Kosovë ku mësohet shkrimi dhe leximi i gjuhës shqipe.
Abetaret e Kosovës të botuara ndër vite
![Ekspozita e abetareve të botuara në Kosovë ndër vite e hapur në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Edukimit.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-e13c-08db1f096b05_w1024_q10_s.jpg)
1
Ekspozita e abetareve të botuara në Kosovë ndër vite e hapur në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Edukimit.
![Abetarja e parë e botuar në Kosovë në vitin 1945 e titulluar ‘Këndimi im i parë’.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-cb07-08db1f0956d8_w1024_q10_s.jpg)
2
Abetarja e parë e botuar në Kosovë në vitin 1945 e titulluar ‘Këndimi im i parë’.
![“Abetare për të rritur” ishte titulluar ajo e dyta e botuar në Kosovë në vitin 1946 nga një shtypshkronjë në Prizren.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-6a75-08db1f094392_w1024_q10_s.jpg)
3
“Abetare për të rritur” ishte titulluar ajo e dyta e botuar në Kosovë në vitin 1946 nga një shtypshkronjë në Prizren.
![Abetarja e tretë për fëmijë të klasës së parë u botua në vitin 1947 në Beograd.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-5f53-08db1f094085_w1024_q10_s.jpg)
4
Abetarja e tretë për fëmijë të klasës së parë u botua në vitin 1947 në Beograd.