Kompleksi “Adem Jashari”: Kujtesa kolektive që pret restaurimin
Shenjat e plumbave dhe mure të çara nga artileria e deri te mjetet e punës e transportit, kanë mbetur të ngrira në kohë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt. Ky kompleks përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat serbe vranë 59 persona, ndër ta anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit, përfshirë gra dhe fëmijë. Tash e afër 30 vjet në vazhdimësi janë bërë premtime dhe plane për restaurimin dhe konservimin e këtij kompleksi. I fundit dhe më konkreti u prezantua në fund të vitit 2024, si një masterplan për renovimin e tërësishëm të kompleksit, për të cilin nuk dihet se kur do të përfundojë tërësisht.
5
Familja Jashari u përball me disa ofensiva para marsit të vitit 1998. Ndërsa, në sulmin e fundit, familja ishte e rrethuar për tre ditë rresht. Mbijetoi vetëm Besarta Jashari.
6
Brenda kompleksit janë rregulluar varrezat e 59 të vrarëve. Aty qëndrojnë vazhdimisht ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
7
Shenjat e djegies po ashtu janë të dukshme nëpër trarët e njërës nga shtëpitë.
8
Aktualisht në kompleks gjendet edhe një mini-muze që ka ekspozuar gjësendet e familjes si dhe një ciceron.