SHBA-ja do të pranojë edhe të paktën 50 mijë afganë të evakuuar

Afganët gjatë evakuimit nga Aeroporti i Kabulit më 22 gusht 2021.
Shtetet e Bashkuara do të pranojnë edhe të paktën 50,000 afganë si pjesë e përpjekjeve të këtij vendi për të ndihmuar bashkëpunëtorët e luftës amerikane në Afganistan, tha kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara (DHS).
Në SHBA tashmë kanë arritur dhjetëra mijëra afganë të cilët e kanë kaluar kontrollin e sigurisë dhe janë vendosur në bazat ushtarake në të gjithë vendin.
Ata po marrin trajtim mjekësor, ndihmë në paraqitjen e aplikacioneve për migrim dhe shërbime të tjera që u garantojnë atyre qëndrim të përhershëm në SHBA.
Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha më 3 shtator se angazhimi i SHBA-së mbetet i qëndrueshëm dhe se SHBA-ja pret që të pranojë edhe 50,000 afganë mirëpo, sipas tij, nuk ka një kufi në numrin e atyre që mund të dërgohen në SHBA.
Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me afganët që nuk e kalojnë kontrollin e sigurisë në vendet transit ku janë të vendosur përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Spanjën, Kuvajtin dhe Katarin.
Afganët ia mësyjnë kufijve tokësorë pas mbylljes së aeroportit
1/15Familjet afgane duke pritur për të marrë ushqim nga një organizatë e krishterë me seli në Islamabad, në periferi të Çamanit, një qytezë kufitare në provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit. (31 gusht 2021)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/15Refugjatët afganë duke pushuar në tenda, në një kamp të improvizuar, në Çaman. (31 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/15Afganët duke kaluar nëpër një barrierë të sigurisë, teksa hynin në Pakistan, në Çaman. (27 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/15Një ushtar pakistanez duke i kontrolluar dokumentet e njerëzve që vinin nga Afganistani, në pikën kufitare të njohur si Porta e Miqësisë, në Çaman. (27 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/15Flamuri i Pakistanit duke valuar mbi pikën kufitare në Çaman. (27 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/15Një familje nga Afganistani, bashkë me gjësendet e tyre, duke hyrë në Çaman. (27 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/15Gra afgane duke qëndruar para tendave të tyre, në periferi të Çamanit. (1 shtator)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/15Një familje nga Afganistani duke pritur afër një stacioni hekurudhor në Çaman. (1 shtator)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/15Afganët duke hyrë në Iran, nëpër pikën kufitare të Dokarunit. (29 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
10/15Një burrë afgan duke pushuar në pikën e kalimit të kufirit ndërmjet Afganistanit dhe Iranit. (29 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
11/15Afganët duke ecur në zonën kufitare në Dokarun. (29 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
12/15Afganët duke shikuar përmes dritares së një autobusi, në kufirin Afganistan-Iran, në provincën iraniane të Razavi Korasanit. (29 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
13/15Një grua afgane duke pritur në kufirin ndërmjet Afganistanit dhe Iranit, në Razavi Korasan. (29 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
14/15Qytetarët afganë duke kaluar zonën e kontrollimit të pasaportave në pikën kufitare të Dokarunit, ndërmjet Afganistanit dhe Iranit. (29 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
15/15Flamuri bardhezi i talibanëve duke valuar mbi pikën kufitare mes Afganistanit dhe Iranit, në Dokarun. (29 gusht)
Frika nga qeverisja e ashpër e talibanëve ka detyruar dhjetëra mijëra afganë të ikin nga vendi i tyre. Pamjet tregojnë situatën në pikat e kalimit të kufirit me Iranin dhe me Pakistanin, gjatë ditëve të kaluara.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
DHS, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë e tjera federale do të punojnë "për të siguruar që afganët të cilët kalojnë verifikimin të vendosen në mënyrë të sigurt dhe efikase këtu në Shtetet e Bashkuara", tha Karine Jean-Pierre, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Megjithëse transporti ajror përfundoi më 31 gusht me tërheqjen e trupave amerikane, zyrtarët talibanë kanë thënë se do të lejojnë të largohen njerëzit me dokumente udhëtimi të vlefshme.
Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcnuar nën regjimin taliban.