Kultivimi i lulëkuqes merr hov me gjithë goditjen e talibanëve
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1Rojet e armatosura shikojnë ndërsa policia talibane kundër narkotikëve shkatërron fushat me lulëkuqe jashtë Mazar-e-Sharifit, në provincën Balkh, Afganistan më 1 maj.
Talibanët ndaluan kultivimin e lulëkuqes në prill 2022. Por, korrja e vitit të kaluar u përjashtua kryesisht nga ndalimi, duke rezultuar në një rritje prej 32 për qind në prodhimin e opiumit.
2Ekspertët thonë se qeveria talibane nuk ka qenë e gatshme të zbatojë ndalimin e saj, sepse tregtia e paligjshme e opiumit mbetet burimi kryesor i të ardhurave.
Të ardhurat nga prodhimi i opiumit, të vlerësuara midis 1.8 miliard dhe 2.7 miliardë dollarëve, përbënin 12-14 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Afganistanit në vitin 2021.
3Talibanët kanë qenë nën presion nga vendet fqinje dhe komuniteti ndërkombëtar për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e drogës që kur grupi mori pushtetin pas tërheqjes së trupave të huaja të udhëhequra nga SHBA-ja dhe NATO-ja nga Afganistani në gusht të vitit 2021.
4Talibanët ishin kryesisht të suksesshëm në zhdukjen e kulturës bujqësore të lulëkuqes në fund të periudhës së parë në pushtet nga viti 1996 deri në 2001, thonë analistët. Por, ndalesa e tyre u zbeh kur ata u rrëzuan nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA-ja në 2001 - dhe më vonë ata filluan të financojnë kryengritjen e tyre pasuese duke taksuar kultivuesit e lulëkuqes.