Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKEP) e ka autorizuar kompaninë amerikane Starlink, për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të Kosovës.
“Në të gjithë globin, Starlink u ka mundësuar komuniteteve në nevojë të kenë qasje në arsim, shërbime shëndetësore, të mundësojnë punën në distancë dhe të ofrojnë mbështetje kritike të komunikimit gjatë fatkeqësive natyrore ose raste tjera të emergjencave kombëtare”, është thënë në njoftimin e ARKEP-it, duke shtuar që hyrja e kësaj kompanie globale në tregun vendor, do të ndikojë edhe në përfitime ekonomike dhe zhvillim të përgjithshëm të Kosovës.
Starlink është rrjet privat satelitor i internet që zotërohet prej kompanisë SpaceX, të miliarderit Elon Musk.
Starlink besohet se i ka rreth 4.800 pajisje në orbitë, përmes së cilave ofrohet internet në rreth 100 vend të botës.
Musk pati vendosur që t’i ofrojë qasje Ukrainës në këtë rrjet, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, si pasojë e së cilës shteti pati mbetur pa linja komunikimi.
Si u bë Starlink i Elon Muskut aq i vlefshëm për Ukrainën
Musk shpejt i ktheu përgjigje: “Shërbimi i Starlink-ut tani është aktiv në Ukrainë. Marrës të tjerë janë nisur”.
Një improvizim i tillë ka qenë përdorimi i fluturakeve të telekomanduara, të njohura si dronë, siç është ky DJI Matrice 300 i modifikuar. I lidhur me një satelit Starlink, ai i mundëson njësiteve ukrainase të artilerisë t’i godasin pozicionet ruse duke lëshuar municione kundërtank, shpesh pa zhurmë dhe natën.
Starlink është krijuar me idenë për të ofruar lidhje interneti në vendet ku mungon infrastruktura e telekomunikimit, si për shembull në det, në lokacione të izoluara larg qyteteve, apo në vende ku qeveritë kufizojnë qasjen në internet. Por, Starlink po ashtu është bërë ndihmë e madhe teksa Ukraina po lufton kundër forcave të Moskës.
Teksa SpaceX po i paguan vetë faturat, në Twitter dhe në media është zhvilluar një debat për gatishmërinë e SpaceX për t’i ndihmuar Ukrainës dhe për të vazhduar pagesën e shërbimeve.
Teksa sulmet ruse me raketa, me dronë dhe me artiljeri ndaj infrastrukturës energjetike i kanë lënë shumë fshatra, qyteza dhe qytete ukrainase pa rrymë, marrësit e Starlink-ut janë jetikë për lidhjen e Ukrainës me botën e jashtme.
Sistemi, megjithatë, nuk është pa kufizimet e veta, siç është lokalizimi i tij gjatë funksionimit, një fakt që mund të çojë në sulme të shënjestruara ndaj përdoruesve të tij. Pak pasi marrësit e parë u dorëzuan në fillim të marsit, Musk shkroi në Twitter: “Ndizeni Starlink-un vetëm kur keni nevojë dhe vendoseni antenën sa më larg njerëzve që të jetë e mundur”.
Forcat e Moskës po përpiqen të pengojnë lidhjen në internet nga hapësira, duke përdorur bllokues valësh. Megjithatë, sipas SpaceX, është lëshuar një përditësim softueri për Starlink-un, që mundësojnë shmangien e bllokuesve të valëve dhe shpenzime më të vogla të energjisë.
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se Ukraina do të gjente një zgjidhje, për të siguruar vazhdimin e shërbimeve të internetit nga Starlink. Podolyak shkroi në Twitter më 14 tetor se, i pëlqeu dikujt apo jo, Musk “na ka ndihmuar të mbijetojmë momentet më kritike të luftës”.
Më 15 tetor, Musk tërhoqi publikisht kërkesën e tij për ndihmë për financim, duke thënë: “Pavarësisht se Starlink ende po humb para dhe se kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapaguesish, ne thjesht do të vazhdojmë ta financojmë qeverinë e Ukrainës pa pagesë”.
Më 17 tetor, Musk shkroi sërish në Twitter, duke njoftuar: “Në rregull, do të shtojmë një opsion për donacione për Starlink-un”. SpaceX po humb përafërsisht 20 milionë dollarë në muaj nga shërbimi i papaguar dhe kostot e lidhura me masat e sigurisë për mbrojtje kibernetike, por “ne do të vazhdojmë ta ofrojmë falas”, shkroi Musk.
Megjithatë, mediat raportojnë se edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë pagimin e Starlink për t’i ndihmuar Ukrainës.
Starlinku përdoret nga miliona njerëz në gjithë botën, pasi ofron internet më të shpejtë sesa disa ofrues vendorë.
Në faqen zyrtare të kompanisë mjafton të kërkoni adresën më të afërt dhe aty më pas duhet kryer pagesën për të marrë shërbimin.