Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Por, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.