Ndërlidhjet

Autoritetet e vazhdojnë rrënimin e objekteve pa leje pranë Ujmanit

E përditësuar
Një ekskavator duke shembur një shtëpi buzë Liqenit të Ujmanit më 21 korrik.
Një ekskavator duke shembur një shtëpi buzë Liqenit të Ujmanit më 21 korrik.

Autoritetet e Kosovës i kanë vazhduar të enjten punët për rrënimin e ndërtimeve, për të cilat thonë se nuk kanë leje, pranë Liqenit të Ujmanit në veriun e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i policisë.

Rrënimi i shtëpive dhe hoteleve të ndërtuar në tokë publike, e cila administrohet nga Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nisi javën e kaluar, kur u rrëzuan mbi 10 objekte.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha REL-it të enjten se policia po i ofron mbështetje “Ibër-Lepencit” dhe Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit në zbatimin e vendimit për rrënimet.

Gjatë aksionit të enjten u rrënua hoteli "Jezero".

As Elshani e as autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për numrin e objekteve që pritet të rrënohen gjatë këtij aksioni.

Rrënohen shtëpi buzë Liqenit të Ujmanit

Një ekskavator duke shembur një shtëpi buzë Liqenit të Ujmanit më 21 korrik.
1/11 Një ekskavator duke shembur një shtëpi buzë Liqenit të Ujmanit më 21 korrik.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen në zonën ku u zhvillua aksioni për shembjen e 11 shtëpive afër Ujmanit.
2/11 Pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen në zonën ku u zhvillua aksioni për shembjen e 11 shtëpive afër Ujmanit.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se shtëpitë ndodheshin ilegalisht në pronë të saj.
3/11 Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se shtëpitë ndodheshin ilegalisht në pronë të saj.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
“Ibër-Lepenci” tha se u kishte kërkuar pronarëve të shtëpive që t’i lironin ato më 3 korrik.
4/11 “Ibër-Lepenci” tha se u kishte kërkuar pronarëve të shtëpive që t’i lironin ato më 3 korrik.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Kërkesa që kryeshefi i "Ibër-Lepencit" Faruk Mujka, u ka dërguar pronarëve të shtëpive për lirimin e pronës së uzurpuar.
5/11 Kërkesa që kryeshefi i "Ibër-Lepencit" Faruk Mujka, u ka dërguar pronarëve të shtëpive për lirimin e pronës së uzurpuar.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Për shkak të moszbatimit të kërkesës për lirimin e pronës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nisën zbatimin e vendimit për rrënimin e tyre.
6/11 Për shkak të moszbatimit të kërkesës për lirimin e pronës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nisën zbatimin e vendimit për rrënimin e tyre.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Një objekt i shembur buzë Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.
7/11 Një objekt i shembur buzë Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Sipas autoriteteve, përveç njërës shtëpi, të tjerat ishin ndërtuar gjatë viteve 2019-2020.
8/11 Sipas autoriteteve, përveç njërës shtëpi, të tjerat ishin ndërtuar gjatë viteve 2019-2020.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Serbia reagoi për këtë aksion, me Zyrën për Kosovën në Qeverinë serbe që e cilësoi si “akt të paligjshëm dhe terrori të [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurtit”.
9/11 Serbia reagoi për këtë aksion, me Zyrën për Kosovën në Qeverinë serbe që e cilësoi si “akt të paligjshëm dhe terrori të [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurtit”.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Policia tha se aksioni ka nisur në mëngjes në zonën e njohur si “Plazhi i Shqiptarëve”, dhe është zhvilluar pa probleme. </br><br>
10/11 Policia tha se aksioni ka nisur në mëngjes në zonën e njohur si “Plazhi i Shqiptarëve”, dhe është zhvilluar pa probleme.

Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Liqeni i Ujmanit shërben për furnizim me ujë, për ftohjen e termocentraleve që prodhojnë rrymë dhe uji i këtij liqeni po ashtu përdoret për ujitje.
11/11 Liqeni i Ujmanit shërben për furnizim me ujë, për ftohjen e termocentraleve që prodhojnë rrymë dhe uji i këtij liqeni po ashtu përdoret për ujitje.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Previous slide
Next slide

Vazhdimi i rrënimeve po ndodh me gjithë kundërshtinë nga pronarët e tyre dhe thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për pezullimin e tyre.

Për rrënimet e javës së kaluar, pronarët u ankuan se autoritetet kosovare nuk i kishin respektuar procedurat ligjore.

Branimir Mihajloviq nga Vushtrria, i cili tani jeton në Mitrovicën e Veriut dhe ka një shtëpi pushimi pranë Liqenit të Ujmanit, i kishte thënë më herët REL-it se në vitin 2006 e kishte marrë tokën në shfrytëzim për 99 vjet nga ndërmarrja publike serbe “Srbijašume” (“Pyjet e Serbisë” - Ndërmarrja për menaxhimin e pyjeve në Serbi) dhe se asaj i kishte paguar qiranë.

Ai ka thënë se tani është i gatshëm t’ia paguajë qiranë Kosovës dhe ta legalizojë shtëpinë e pushimit në sistemin e Kosovës.

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë tha javën e kaluar se veprimi i institucioneve të Kosovës u ndërmor në kohën kur banorët kishin nisur procedura gjyqësore kundër vendimit për rrënimet.

Gjykata Themelore në Mitrovicë konfirmoi për REL-in se i ka pranuar tri padi civile kundër ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” lidhur me rrënimet.

Për dy nga paditë, ajo tashmë e ka hedhur poshtë si të pabazuar propozimin për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë, ndërkaq për lëndën e tretë, ajo po shqyrton ende nëse do të caktojë ose jo një masë të tillë.

Sipas drejtorit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, të dhënat e mbledhura treguan se shumica e këtyre shtëpive ishin ndërtuar gjatë viteve 2019-2020 në tokën e ndërmarrjes.

Mujka kishte thënë këtë muaj gjatë një diskutimi publik se “Ibër-Lepenci” e ka detyrim ligjor të mbrojë pronën që administron.

Korab Dibra, ekspert ligjor për çështje pronësore, shpjegoi më herët për REL-in se neni 23 i Ligjit për Pronën Publike shprehimisht përcakton se në pronat në pronësi publike nuk mund të fitohet pronësia përmes parashkrimit fitues, si dhe me ndërtimin e objektit në kundërshtim me legjislacionin përkatës që rregullon të drejtën e ndërtimit dhe ndërtimin.

“Kjo dispozitë e përjashton mundësinë e fitimit të pronësisë në pronën publike, nëse është ndërtuar pa leje, qoftë edhe me aplikim për legalizimin e ndërtimeve pa leje”, thotë Dibra.

Dibra shtoi se, në kuptim të ligjit, edhe ndërmarrja “ka të drejtë dhe detyrim ligjor ta mbrojë pronën që administron ndaj çdo cenimi të paautorizuar nga palët e treta”.

Por, sipas tij, ligji përcakton se organi kompetent nuk mund ta kryejë rrënimin, nëse kërkesa për legalizim apo ankesa është ende në shqyrtim.

XS
SM
MD
LG