Ndërlidhjet

BE do të zgjerojë sanksionet ndaj zyrtarëve dhe oligarkëve rusë


Flamuj të Bashkimit Evropian.
Flamuj të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian është pajtuar për të zgjeruar rundin e tretë të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, për të shënjestruar një numër më të madh të oligarkëve dhe zyrtarëve të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, për shkak të sulmit të paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës.

Presidenca franceze e Këshillit Evropian, ka thënë më 9 mars se sanksionet e reja do të zbatohen ndaj “liderëve rusë dhe oligarkëve, si dhe familjeve të tyre”, duke përmendur se ata janë përfshirë në agresionin rus kundër Ukrainës.

Rundi i tretë i sanksioneve ndaj Rusisë, njëherësh pakoja më e madhe e bllokut evropian me sanksione prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, përfshin ngrirje të aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë në BE, si dhe ndalesë ndaj mediave të Kremlinit në bllok.

Sipas Presidencës franceze, sanksionet synojnë të përjashtojnë edhe tri banka bjelloruse nga sistemi financiar i pagesave, SWIFT, të sqarojnë çështjen e kriptovalutave dhe të ofrojnë një listë të mallrave që nuk mund të shiten mes Rusisë dhe BE-së.

Bashkimi Evropian ka sanksionuar deri më tani 680 njerëz dhe 53 subjekte prej kur Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014, më pas kur ka njohur pavarësinë e rajoneve Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë.

Rusët nisin të ndiejnë peshën e sanksioneve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.
XS
SM
MD
LG