Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për Begziqin, kërcënoi se do të shpërthente eksplozivë në Tivar


Edin Begziq para NLB Bankës në Tivar.
Edin Begziq para NLB Bankës në Tivar.

Gjykata Themelore në Tivar më 30 dhjetor i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh Edin Begziqit, i cili para filialit të NLB Bankës në këtë qytet kërcënoi me armë dhe mjete të rrejshme shpërthyese.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Tivar, Radovan Gjurishiq, tha se është miratuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Begziqin, i cili dyshohet për veprën penale të shkaktimit të panikut dhe trazirave.

Begziq më 28 dhjetor, në orët e hershme të mëngjesit ngjiti një mbishkrim në filialin e bankës në të cilin shkruante “Ktheni paratë që vodhët nga ish-punëtorët e kompanisë Primorka” dhe kërcënoi se do të aktivizojë eksplozivin.

Në kompaninë “Primorka”, për punëtorët e së cilës Begziq i kërkonte pagat e papaguara, kishin punuar prindërit e tij të cilët mbetën pa punë.

Pas disa orësh të bllokadës së një pjese të qytetit dhe kërcënimeve, Begziq iu dorëzua policisë pasi bisedoi me pjesëtarët e policisë dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin.

Gjatë rrethimit të bankës, Begziq megjithatë nuk e rrezikoi askënd dhe nuk mori pengje.

Në një video, të cilën Begziq e ka publikuar në YouTube para aksionit të tij, ai ka thënë kishte të veshur jelek antiplumb, maskë kundër gazit lotsjellës dhe koktej molotovi dhe kishte revole me plumba dhe dy eksplozivë të improvizuar me komandë.

Pas arrestimit të tij, policia konstatoi se eksplozivi dhe arma që e posedonte ishin të rrejshme.

XS
SM
MD
LG