Ndërlidhjet

Biden e ndërlidh flijimin e heronjve të Luftës së Dytë Botërore me mbrojtjen e demokracisë së sotme

Presidenti amerikan Joe Biden duke mbajtur fjalim në Pointe du Hoc, Francë, në përvjetorin e Ditës D, 7 qershor 2024.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e përdori heroizmin e ushtarëve amerikanë, të cilët u ngjitën në shkëmbinjtë e Pointe du Hoc në Ditën D të pushtimit para 80 vjetëve, për të bërë thirrje për mbrojtjen e demokracisë brenda dhe jashtë vendit.

Biden foli më 7 qershor në një ngjarje për nderimin e ushtarëve amerikanë, të cilët ishin ngjitur në shkëmbinj duke përdorur litar dhe shkallë derisa po sulmoheshin nga bregdeti gjatë pushtimit që nisi më 6 qershor 1944, dhe përfundimisht e çliroi Evropën nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“Sot jem mbledhur këtu, jo vetëm për t’i nderuar ata të cilët treguan trimëri aq ta jashtëzakonshme atë ditë, më 6 qershor 1944. Por, jemi këtu edhe për ta dëgjuar jehonën e zërave të tyre. Për t’i dëgjuar ata. Sepse ata po na mbledhin këtu. Ata po na pyesin se çfarë do të bëjmë. Ata nuk po na kërkojnë të ngjitemi në shkëmbinj. Ata po na kërkojnë të jemi besnikë ndaj asaj për të cilën Amerika e ngre zërin”, tha Biden.

Të premten gjatë ditës, Biden u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Paris, ku theksoi përkushtimin e SHBA-së për Ukrainën, e cila është duke e luftuar pushtimin rus prej vitit 2022.

Ai njoftoi për një dërgesë municioni në vlerë 225 milionë dollarë për Ukrainën, përfshirë raketa, mortaja, predha të artilerisë, dhe raketa kundërajrore.

Ky ishte takimi i parë mes tyre prej se Bideni e nënshkroi legjislacionin për ndihmën ushtarake për Ukrainën në vlerë 61 miliardë dollarë, pas disa muajve vonesa të nxitura nga mospajtimet në mesin e republikanëve.

Bideni i kërkoi falje publikisht popullit ukrainas për vonimin e ndihmës ushtarake amerikane. “Kërkoj falje për ato javë gjatë të cilave nuk dihej se çfarë do të ndodhte në lidhje me financimin”, tha Biden.

Ndërkohë, Zelensky, duke folur në Parlamentin francez, tha se paqja në Evropë, që ka lulëzuar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, është zhdukur si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe përbën kërcënim për gjithë kontinentin.

“Ne jetojmë në kohën kur Evropa nuk është më kontinent i paqes. Ne jetojmë në kohën kur nazizmi po kthehet sërish, fatkeqësisht. Tani në Evropë qytetet sërish po shkatërrohen dhe fshatrat po bëhen hi. Në Evropë ende kemi kampe filtrimi, dëbime dhe urrejtja është bërë kult i ri në Rusi”, tha Zelensky.

Ndikimi i diplomacisë së Ditës D në gjeopolitikë

Trupat franceze duke zbarkuar nga një mjet fluturues amerikan që tregon një ulje amfibe në plazhin Omaha më 4 qershor para ceremonive për 80-vjetorin e Ditës D në Saint-Laurent-sur-Mer. Stërvitja u mbajt në një kohë kur presidenti francez, Emmanuel Macron, po shqyrton dërgimin e instruktorëve ushtarakë nga vendi i tij në Ukrainë.
1/17 Trupat franceze duke zbarkuar nga një mjet fluturues amerikan që tregon një ulje amfibe në plazhin Omaha më 4 qershor para ceremonive për 80-vjetorin e Ditës D në Saint-Laurent-sur-Mer. Stërvitja u mbajt në një kohë kur presidenti francez, Emmanuel Macron, po shqyrton dërgimin e instruktorëve ushtarakë nga vendi i tij në Ukrainë.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Pallati Elysee njoftoi se Macron do të presë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Paris më 7 qershor.

Presidenti francez nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë, pavarësisht kundërshtimit nga vendet e tjera të NATO-s dhe kritikave të forta nga Moska, e cila ka paralajmëruar kundër një lëvizjeje të tillë, duke argumentuar se do të përshkallëzonte në mënyrë dramatike konfliktin.
2/17 Pallati Elysee njoftoi se Macron do të presë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Paris më 7 qershor.

Presidenti francez nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë, pavarësisht kundërshtimit nga vendet e tjera të NATO-s dhe kritikave të forta nga Moska, e cila ka paralajmëruar kundër një lëvizjeje të tillë, duke argumentuar se do të përshkallëzonte në mënyrë dramatike konfliktin.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përshëndet anëtarët e Gardës franceze të Nderit teksa mbërrin në aeroportin Paris-Orly më 5 qershor, para përkujtimit të Ditës D.

Biden do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë ceremonive dhe pritet të mbajë një fjalim për mbrojtjen e demokracisë në Evropë.

3/17 Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përshëndet anëtarët e Gardës franceze të Nderit teksa mbërrin në aeroportin Paris-Orly më 5 qershor, para përkujtimit të Ditës D.

Biden do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë ceremonive dhe pritet të mbajë një fjalim për mbrojtjen e demokracisë në Evropë.

Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Gjatë shënimit të 70-vjetorit më 2014, presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Petro Poroshenko (djathtas), kalon pranë presidentit rus, Vladimir Putin, duke e shpërfillur praninë e tij mes tensioneve mbi aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia, që kishte ndodhur tre muaj më parë.

Në një përpjekje për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe nga aneksimi i Krimesë nga Moska, presidenti i atëhershëm francez Francois Hollande kishte ftuar homologët e tij rusë dhe ukrainas, në një përpjekje për t'i ulur tensionet për konfliktin.
4/17 Gjatë shënimit të 70-vjetorit më 2014, presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Petro Poroshenko (djathtas), kalon pranë presidentit rus, Vladimir Putin, duke e shpërfillur praninë e tij mes tensioneve mbi aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia, që kishte ndodhur tre muaj më parë.

Në një përpjekje për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe nga aneksimi i Krimesë nga Moska, presidenti i atëhershëm francez Francois Hollande kishte ftuar homologët e tij rusë dhe ukrainas, në një përpjekje për t'i ulur tensionet për konfliktin.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Normandi më 6 qershor të vitit 2014, në kuadër të ngjarjeve të mbajtura për të shënuar 70-vjetorin e Ditës  D.

Gjatë përkujtimeve, liderët nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca u takuan jozyrtarisht në një përpjekje për të zgjidhur luftën në rajonin e Donbasit të Ukrainës. Vërehej sidomos mungesa e grupit nga Shtetet e Bashkuara. Bisedimet çuan në krijimin e Protokollit të Minskut më vonë, po atë vit.
5/17 Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Normandi më 6 qershor të vitit 2014, në kuadër të ngjarjeve të mbajtura për të shënuar 70-vjetorin e Ditës  D.

Gjatë përkujtimeve, liderët nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca u takuan jozyrtarisht në një përpjekje për të zgjidhur luftën në rajonin e Donbasit të Ukrainës. Vërehej sidomos mungesa e grupit nga Shtetet e Bashkuara. Bisedimet çuan në krijimin e Protokollit të Minskut më vonë, po atë vit.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Pasi Rusia u përjashtua nga përkujtimet e 75-vjetorit të Ditës D, liderët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë u mblodhën në takimin e Formatit të Normandisë në Paris më 9 dhjetor 2019, në një përpjekje të rëndësishme diplomatike që synonte adresimin e konfliktit në lindje të Ukrainës.

Pjesëmarrësit -- presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel -- u takuan me shpresë për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Ukrainën lindore, pjesë të së cilës kishin qenë nën kontrollin e Rusisë - mbështetur separatistët që nga viti 2014.
6/17 Pasi Rusia u përjashtua nga përkujtimet e 75-vjetorit të Ditës D, liderët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë u mblodhën në takimin e Formatit të Normandisë në Paris më 9 dhjetor 2019, në një përpjekje të rëndësishme diplomatike që synonte adresimin e konfliktit në lindje të Ukrainës.

Pjesëmarrësit -- presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel -- u takuan me shpresë për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm në Ukrainën lindore, pjesë të së cilës kishin qenë nën kontrollin e Rusisë - mbështetur separatistët që nga viti 2014.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Macron përqafon Zelensky pas samitit në Paris.

Takimi shënoi një përpjekje për rivendosjen e komunikimit politik të nivelit të lartë midis Kievit dhe Moskës dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj marrëveshjeve të Minskut, një sërë masash që synojnë arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Pavarësisht hapave premtues, në samit nuk pati ndonjë përparim të madh.

7/17 Macron përqafon Zelensky pas samitit në Paris.

Takimi shënoi një përpjekje për rivendosjen e komunikimit politik të nivelit të lartë midis Kievit dhe Moskës dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj marrëveshjeve të Minskut, një sërë masash që synojnë arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Pavarësisht hapave premtues, në samit nuk pati ndonjë përparim të madh.

Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Një ekran i madh tregon presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ndërsa mbërrijnë për përkujtimet e Ditës D më 2014.

Fjalimi i presidentit Obama nënvizoi rëndësinë e NATO-s dhe sigurisë kolektive mes rritjes së tensioneve me Rusinë në lidhje me Ukrainën.

8/17 Një ekran i madh tregon presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ndërsa mbërrijnë për përkujtimet e Ditës D më 2014.

Fjalimi i presidentit Obama nënvizoi rëndësinë e NATO-s dhe sigurisë kolektive mes rritjes së tensioneve me Rusinë në lidhje me Ukrainën.

Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Në përkujtimin e vitit 2014 morën pjesë presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), ai çek, Milos Zeman (i dyti nga e majta), kancelarja gjermane, Angela Merkel (në mes), kryeministri australian, Tony Abbott (i dyti nga e djathta) dhe presidenti i zgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko.
9/17 Në përkujtimin e vitit 2014 morën pjesë presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), ai çek, Milos Zeman (i dyti nga e majta), kancelarja gjermane, Angela Merkel (në mes), kryeministri australian, Tony Abbott (i dyti nga e djathta) dhe presidenti i zgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, George Bush, duke mbajtur një fjalim në Varrezat Amerikane të Normandisë gjatë 60-vjetorit të Ditës-D, më 6 qershor 2004.

Kjo, gjithashtu, ishte hera e parë që presidenti rus, Vladimir Putin, u ftua në ceremoninë përkujtimore, ku ai theksoi sakrificat e Bashkimit Sovjetik.
10/17 Presidenti i SHBA-së, George Bush, duke mbajtur një fjalim në Varrezat Amerikane të Normandisë gjatë 60-vjetorit të Ditës-D, më 6 qershor 2004.

Kjo, gjithashtu, ishte hera e parë që presidenti rus, Vladimir Putin, u ftua në ceremoninë përkujtimore, ku ai theksoi sakrificat e Bashkimit Sovjetik.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Gjatë përkujtimit të Ditës-D të vitit 2004, kancelari gjerman, Gerhard Shroeder dhe presidenti francez, Zhak Shirak, u përqafuan, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet franko-gjermane.
11/17 Gjatë përkujtimit të Ditës-D të vitit 2004, kancelari gjerman, Gerhard Shroeder dhe presidenti francez, Zhak Shirak, u përqafuan, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet franko-gjermane.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Në ceremonitë për të shënuar 50-vjetorin e Ditës-D më 6 qershor 1994, morën pjesë presidenti i atëhershëm francez, Francois Mitterrand (i dyti nga e majta) dhe gruaja e tij, Danielle (e dyta nga e djathta), të cilëve iu bashkua Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II (majtas) dhe presidenti i SHBA-së, Bill Clinton (djathtas).

Në komentet që bëri të nesërmen, Clinton tha: "Perandoria Sovjetike është zhdukur", ndërsa ai lavdëroi rusët, polakët dhe të tjerët për pjesëmarrjen në çlirimin e Evropës. Kjo periudhë pa edhe zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore, duke nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë evropiane.
12/17 Në ceremonitë për të shënuar 50-vjetorin e Ditës-D më 6 qershor 1994, morën pjesë presidenti i atëhershëm francez, Francois Mitterrand (i dyti nga e majta) dhe gruaja e tij, Danielle (e dyta nga e djathta), të cilëve iu bashkua Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II (majtas) dhe presidenti i SHBA-së, Bill Clinton (djathtas).

Në komentet që bëri të nesërmen, Clinton tha: "Perandoria Sovjetike është zhdukur", ndërsa ai lavdëroi rusët, polakët dhe të tjerët për pjesëmarrjen në çlirimin e Evropës. Kjo periudhë pa edhe zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore, duke nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë evropiane.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Nga e majta: Mbreti Olav i Norvegjisë (pjesërisht i errësuar) Mbreti Baudouin i Belgjikës, Presidenti francez, Francois Mitterrand, Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë, Duka i Madh Zhan i Luksemburgut dhe presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan, qëndrojnë në këmbë ndërsa interpretohen himnet gjatë përkujtimeve për 40-vjetorin e Ditës-D, më 6 qershor 1984, në Normandi.

Fjalimi i Reganit në Pointe du Hoc ishte menduar jo vetëm si një nderim për heroizmin e njerëzve që zbarkuan në plazhe, por u pa gjithashtu si një deklaratë simbolike që përforcon angazhimin e SHBA-së ndaj parimeve të lirisë dhe demokracisë në sfondin e Luftës së Ftohtë.
13/17 Nga e majta: Mbreti Olav i Norvegjisë (pjesërisht i errësuar) Mbreti Baudouin i Belgjikës, Presidenti francez, Francois Mitterrand, Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë, Duka i Madh Zhan i Luksemburgut dhe presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan, qëndrojnë në këmbë ndërsa interpretohen himnet gjatë përkujtimeve për 40-vjetorin e Ditës-D, më 6 qershor 1984, në Normandi.

Fjalimi i Reganit në Pointe du Hoc ishte menduar jo vetëm si një nderim për heroizmin e njerëzve që zbarkuan në plazhe, por u pa gjithashtu si një deklaratë simbolike që përforcon angazhimin e SHBA-së ndaj parimeve të lirisë dhe demokracisë në sfondin e Luftës së Ftohtë.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Presidenti Reagan dhe gruaja e tij, Nancy, vendosën lule në varrin e gjeneralbrigade të Luftës së Dytë Botërore, Theodore Roosevelt të Riut, në Varrezat Amerikane të Normandisë më 6 qershor 1984.

Historiani amerikan, Michael Dolski, vuri në dukje se fjalimet e Reganit në përkujtimet e Ditës D kontribuuan ndjeshëm në statusin "mitik" të ngjarjes në kulturën amerikane të fundit të shekullit XX.
14/17 Presidenti Reagan dhe gruaja e tij, Nancy, vendosën lule në varrin e gjeneralbrigade të Luftës së Dytë Botërore, Theodore Roosevelt të Riut, në Varrezat Amerikane të Normandisë më 6 qershor 1984.

Historiani amerikan, Michael Dolski, vuri në dukje se fjalimet e Reganit në përkujtimet e Ditës D kontribuuan ndjeshëm në statusin "mitik" të ngjarjes në kulturën amerikane të fundit të shekullit XX.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Fëmijët francezë duke luajtur në plazh në Vierville-sur-Mer - i njohur si Omaha Beach - ku bunkerët gjermanë qëndrojnë ende më 6 qershor 1964, 20 vjet pas Ditës D.

Gjatë 11 vjetëve të tij si president i Francës, Charles de Gaulle refuzoi të merrte pjesë në ngjarjet e Ditës D. “Ai refuzoi të përkujtonte 6 qershorin, duke pasur parasysh mënyrën se si ishte trajtuar kohën e zbarkimit të Ditës D. Ai nuk ishte përfshirë në diskutime apo në zbatimin e planit,” thotë historiani Denis Peschanski.

De Gaulle gjithashtu nuk i ftoi liderët botërorë në shënimin e 25-vjetorit më 1969.
15/17 Fëmijët francezë duke luajtur në plazh në Vierville-sur-Mer - i njohur si Omaha Beach - ku bunkerët gjermanë qëndrojnë ende më 6 qershor 1964, 20 vjet pas Ditës D.

Gjatë 11 vjetëve të tij si president i Francës, Charles de Gaulle refuzoi të merrte pjesë në ngjarjet e Ditës D. “Ai refuzoi të përkujtonte 6 qershorin, duke pasur parasysh mënyrën se si ishte trajtuar kohën e zbarkimit të Ditës D. Ai nuk ishte përfshirë në diskutime apo në zbatimin e planit,” thotë historiani Denis Peschanski.

De Gaulle gjithashtu nuk i ftoi liderët botërorë në shënimin e 25-vjetorit më 1969.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Shënimi i 20-vjetorit të Ditës D, më 6 qershor 1964, ishte një ngjarje modeste në krahasim me përkujtimet moderne.

Shumë nga liderët e botës tani i shohin ngjarjet që shënojnë Ditën D, si raste vendimtare politike dhe diplomatike, por 6 qershori nuk ishte gjithmonë aq i ndjekur dhe u deshën disa dekada që kjo datë të bëhej një ditë përkujtimore me shkronja të kuqe.
16/17 Shënimi i 20-vjetorit të Ditës D, më 6 qershor 1964, ishte një ngjarje modeste në krahasim me përkujtimet moderne.

Shumë nga liderët e botës tani i shohin ngjarjet që shënojnë Ditën D, si raste vendimtare politike dhe diplomatike, por 6 qershori nuk ishte gjithmonë aq i ndjekur dhe u deshën disa dekada që kjo datë të bëhej një ditë përkujtimore me shkronja të kuqe.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Për 10-vjetorin e Ditës D më 1954, ceremonitë fituan një ton më zyrtar. Presidenti francez, René Coty, me origjinë nga Le Havre, përuroi Muzeun Dita D, muzeun e parë të ndërtuar në Normandi për të përkujtuar zbarkimet.

Shënimi i 80-vjetorit ka të ngjarë të jetë jubileu i fundit, në të cilin veteranët që luftuan dhe mbijetuan, do të jenë të pranishëm në plazhet ku vdiqën mijëra bashkëluftëtarë të tyre.
17/17 Për 10-vjetorin e Ditës D më 1954, ceremonitë fituan një ton më zyrtar. Presidenti francez, René Coty, me origjinë nga Le Havre, përuroi Muzeun Dita D, muzeun e parë të ndërtuar në Normandi për të përkujtuar zbarkimet.

Shënimi i 80-vjetorit ka të ngjarë të jetë jubileu i fundit, në të cilin veteranët që luftuan dhe mbijetuan, do të jenë të pranishëm në plazhet ku vdiqën mijëra bashkëluftëtarë të tyre.
Franca do të presë liderët botërorë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shënuar 80-vjetorin e Ditës D, apo zbarkimin e trupave aleate në Normandi. Rusia nuk është ftuar në përkujtimet e 6 qershorit për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Previous slide
Next slide

Në ceremoninë përkujtimore nuk është ftuar as presidenti rus, Vladimir Putin, dhe as zyrtarë tjerë të Rusisë.

Derisa Biden dhe liderët e tjerë evropianë ndodheshin në Francë, Putini foli në një forum ekonomik në Shën Petersburg, duke thënë se Rusia “mbetet njëra prej pjesëmarrësve kryesore në tregtinë botërore”, pavarësisht se përballet me sanksioneve të mëdha për shkak të dërgimit të trupave në Ukrainë.

Putin tha se nuk mendon se janë plotësuar kushtet për përdorimin e armëve bërthamore, sipas doktrinës bërthamore ruse, por shtoi se nuk e përjashton ndryshimin e doktrinës.

“Ne e kemi një doktrinë, e cila thekson se përdorimi i armëve bërthamore është i mundur në një rast të jashtëzakonshëm: kur sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet. Por, kjo doktrinë mund të ndryshohet”, tha ai.

Ai e përsëriti se Rusia është e gatshme për bisedime për paqe, por vetëm nën kushtet e njëjta që ishin diskutuar në Minsk dhe pastaj në Stamboll. Por ai shtoi se themelet për bisedime “duhet patjetër t’i marrin parasysh realitetet e sotme”.

Putin gjithashtu paralajmëroi përsëri se Rusia mund t’iu japë të tjerëve armë me rreze të gjata veprimi për sulme kundër caqeve të Perëndimit, si përgjigje ndaj vendimit të aleatëve të NATO-s për t’i dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët e tyre për sulme brenda Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania e ndryshuan qëndrimin e tyre javën e kaluar dhe i dhanë leje Ukrainës t’i përdorë armët e tyre për të kryer sulme të kufizuar brenda Rusisë, me qëllim për ta mbrojtur qytetin lindor Harkiv.

Para takimit të Bidenit me Zelenskyn, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përsëriti qëndrimin e NATO-s se Ukraina ka të drejtë të kryejë sulme brenda Rusisë për t’u vetëmbrojtur.

XS
SM
MD
LG