Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pret “iniciativë masive” prej Kinës për t’i ofruar armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë transmetuesit amerikan CBS, se Kina është duke “shqyrtuar mundësinë e dërgimit të mbështetjes vdekjeprurëse” te Moska, duke nisur nga “municioni e deri te armët”.
Në një intervistë televizive të transmetuar më 24 shkurt, Biden duket se ka tërhequr mbrapsht komentet e Blinkenit.
“Nuk pres – nuk kemi parë diçka të tillë ende – por nuk pres iniciativë masive nga ana e Kinës për t’i ofruar armë Rusisë”, ka thënë ai.
Biden e ka përmendur një bisedë që e ka zhvilluar me presidentin kinez, Xi Jinping në verën e kaluar, ku, sipas tij, i ka bërë të qarta pasojat nëse i ofrohen armë Rusisë.
“Pa ndonjë miratim qeveritar, 600 korporata amerikane e kanë lënë Rusinë – nisur nga McDonald's e deri te Exxon”, është cituar t’i ketë thënë Biden presidentit kinez.
“Dhe i kam thënë, ‘nëse edhe ju përfshiheni në këtë brutalitet, të mbështetjes së brutalitetit që është duke u zhvilluar, ju mund të përballeni me pasoja të njëjta'”.
Rusia imiton markat perëndimore
1/9Kjo është një degë e Stars Coffe në rrugën Arbat, në qendër të Moskës. Ky zinxhir kafesh, i ngjashëm me Starbucks, u hap më 18 gusht.
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
2/9Dyqani i Stars Coffe në rrugën Arbat u hap në vendin ku më herët ishte Starbucks. Në maj, kompania Starbucks iu bashkua dhjetëra markave të mëdha perëndimore dhe u largua nga Rusia, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
3/9Stars Coffe u hap nga reperi rus, Timati, i cili kishte publikuar një këngë më 2015, në tekstin e së cilës thuhej: “Presidenti Putin është shoku im i ngushtë”. Ky zinxhir kafesh ka bashkëpronar edhe gastronomin, Anton Pinskiy. Ata së bashku morën dyqanet që më herët shfrytëzoheshin nga Starbucks dhe aty do të hapen dyqanet e Stars Coffe në muajt në vazhdim. Starbucks kishte 130 degë në Rusi dhe pothuajse 2.000 punëtorë.
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
4/9Timati dhe Pinskiy kanë thënë se synojnë që të ruajnë vazhdimësinë me markën për këtë zinxhir rus të kafesë. Por, Pinskiy u tha gazetarëve në Moskë gjatë hapjes të degës së kompanisë së tij se “perceptimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, por nëse krahasoni, atëherë nuk do të gjeni asgjë të përbashkët [me logon e Starbucks] përveç rrethit”.
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
5/9Disa konsumatorë duke u larguar nga dega në Moskë e Stars Coffe më 19 gusht.
Ky zinxhirë i kompanisë së kafesë është shembulli më i fundit se si markat e ushqimit dhe pijeve perëndimore po zëvendësohen me imitime ruse.
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
6/9Një degë e Tasty and That’s it, në vendin ku më herët gjendej McDonald’s në Kazan në gusht të vitit 2022.
Në maj, McDonald’s njoftoi për tërheqjen nga Rusia në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës. muajin pasues, qindra restorante që dikur ishin të McDonald’s u zëvendësuan me kompaninë në pronësi ruse, me emrin “Vkusno i Tochka” (“Tasty and That’s It”).
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
7/9Punëtorët e Tasty and That’s it, duke përgatitur hamburgerë në dyqanin në Moskë, ku dikur ishte McDonald’s.
Ky zinxhir rus i ushqimit të shpejt ka pasur një fillim jo fort të vrullshëm, me raportimet në qershor që thoshin se punëtorët e kësaj kompanie përdornin bukë të mykur për hamburgerët. Por, pavarësisht këtyre raportimeve, tani restorantet e kësaj kompanie duhet se janë mjaft popullore.
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
8/9Një dyqan i Tasty and That’s It në Kazan.
Një video e publikuar së fundmi nga një person thoshte se hamburgerët kanë shijen e njëjtë sikurse të McDonald’s.
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
9/9Kompania Coca-Cola ndaloi prodhimin dhe shitjen në Rusi në muajin gusht. Por, një mori pijesh të ngjashme janë duke u prodhuar Rusi dhe po mbushin raftet në dyqanet ruse. Në këtë fotografi shfaqen pijet ruse: Cool Cola, Street dhe Fancy, që shiten në një dyqan në Moskë.
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Previous slide
Next slide
I pyetur nëse Kina do të tejkalonte vijë të kuqe, në rast se Pekini i ofron armë Rusisë, Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara “do të përgjigjeshin”.
“Do të ishte qasja e njëjtë sikur për të gjitha shtetet tjera. Me fjalë tjera, ne do të vendosnim sanksione të ashpra ndaj secilit që vepron ashtu”.
Aleatët e Ukrainës kanë përdorur sanksionet dhe bllokadat tregtare për të ngufatur aftësinë e Rusisë për të blerë më shumë armë, apo për të prodhuar më shumë në tregun e brendshëm.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.