Biden thotë se SHBA-ja do të hedhë ndihma në Gazë prej ajrit

Presidenti amerikan, Joe Biden.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të nisin dërgimin e ndihmave në Gazë prej ajrit, pas raportimeve për mbi 100 palestinezë të vdekur, që kanë qenë duke pritur për ndihma.
“Ne duhet të bëjmë më shumë, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë”, u ka thënë Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, në nisje të një takimi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
“Në ditët në vijim, ne do t’iu bashkohemi miqve tanë të Jordanisë dhe të tjerëve, duke dërguar ndihma prej ajrit”, ka thënë presidenti 81-vjeçar.
Avionët hedhin ndihma në Gazë
1/12Parashuta me pako ndihmash humanitare u hodhën nga aeroplanët mbi qiellin e Gazës më 27 shkurt.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
2/12Palestinezët duke shikuar me sytë kah qielli...
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
3/12Ndihmat nga ajri u hodhën me avionë nga ushtria e jordaneze në bashkëpunim me Francën.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
4/12Pakot e përgatitura me ndihma duke u ngarkuar në një avion, në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në Zarqa, Jordani, 27 shkurt 2024.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
5/12Të paktën një çerek i popullsisë së Gazës – 576.000 persona – janë një hap larg urisë, ndonëse edhe pjesa tjetër e popullatës ka nevojë të madhe për ushqim, kanë thënë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
6/12Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, ka thënë se ky është “niveli më i rëndë i kequshqyerjes në gjithë botën”.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
7/12Skau ka përmendur se organizata që drejton ai, ka rinisur dërgimin e ndihmave në veri të Gazës tri javë më parë, por kamionët janë sulmuar dhe plaçkitur nga njerëzit e uritur.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
8/12Sipas OKB-së, përveç çerekut të popullatës që përballet me uri, një në gjashtë fëmijë nën moshën dyvjeçare në veri të Gazës, përballet me “kequshqyerje akute”, duke shkaktuar dobësim të trupi.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
9/12Anëtarët e Forcave të Armatosura jordaneze shikojnë parashutat me ndihma humanitare që lëshohen mbi qytetin Rafah, ku është strehuar popullsia e zhvendosur.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
10/12Operacioni i shpërndarjes së ndihmave u krye nga katër aeroplanë C-130.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
11/12Anëtarët e Forcave të Armatosura jordaneze para hedhjes së pakove me ndihma humanitare përgjatë bregut të Gazës, që u bë në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, 27 shkurt 2024.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
12/12Anëtarët e Forcave të Armatosura Jordaneze duke ngarkuar në një avion pakot me ndihma humanitare që u hodhën përgjatë bregut të Gazës, në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në Zarqa, Jordani, 27 shkurt 2024.
Ushtria jordaneze tha në një deklaratë se kreu operacionin e saj më të madh ajror deri më tani për të ofruar pako me ndihma në Gazë, ku popullsia prej 2.3 milionë banorësh, shumica e zhvendosur, po përballet me nivele krize të urisë.
Previous slide
Next slide
Ky njoftim vjen teksa zhvillohen negociatat për një armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Lufta është nxitur prej Hamasit, më 7 tetor të vitit të kaluar, pasi luftëtarët e tij kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
Izraeli është zotuar për të shkatërruar Hamasin dhe si pasojë e ofensivës së tij ajrore dhe tokësore në Gazë janë vrarë mbi 30.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Biden ka bërë thirrje disa herë për të shmangur vrasjet e civilëve, ndonëse vazhdon të mbajë lidhjet e forta me Izraelin, aleatin e SHBA-së.
Presidenti amerikan ka thënë se shpreson që të arrihet një armëpushim gjashtëjavor përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët.
Bisedimet për armëpushim janë komplikuar pas incidentit të së enjtes, kur dhjetëra palestinezë të uritur janë vrarë duke u nxituar për të marrë ndihmë në veri të Gazës, ku sipas Kombeve të Bashkuara ka rrezik të madh për uri.
Një burim izraelit e ka pranuar se ushtria ka shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, duke besuar se ata kanë përbërë “kërcënim”.