Bjellorusisë dhe Polonisë u kërkohet të adresojnë “situatën e tmerrshme” në kufij
Bjellorusisë dhe Polonisë u kërkohet të adresojnë “situatën e tmerrshme” në kufij
Një ushtar polak duke ruajtur zonën kufitare me Bjellorusinë.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, ka thënë se Bjellorusia dhe Polonia janë duke endur migrantët poshtë e lart rreth kufijve të tyre, dhe shumë herë ata përballen me mot të ftohtë, pa ushqim, ujë të pastër apo strehë të sigurt.
Kjo agjenci e OKB-së u ka bërë thirrje dy kombeve që të adresojnë “situatën e tmerrshme” dhe të përmirësojnë “kushtet e rënda” për personat në kufi, duke thënë se disa prej tyre janë duke u kërcënuar apo rrahur nga forcat bjelloruse të sigurisë.
Bashkimi Evropian e akuzon liderin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, se është duke marrë migrantët në Bjellorusi dhe është duke i shtyrë ata më pas në kufi me vendet e BE-së si Polonia, Letonia dhe Lituania, si shenjë hakmarrjeje për sanksionetqë i ka vënë blloku evropian për shtypjen e protestave, pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar.
Perëndimi e konsideron të manipuluar atë proces zgjedhor.
Refugjatët dhe migrantët, të cilët janë intervistuar nga një ekip i OKB-së në Poloni në nëntor dhe dhjetor, kanë thënë se janë përballur me dhunë dhe kërcënime nga Bjellorusia, si dhe kanë qëndruar të uritur në të ftohtë, ka thënë Elizabeth Throssell nga OKB.
“Personat e intervistuar kanë përshkruar kushtet e rënda në të dyja anët e kufijve, me pak qasje në ushqim, ujë të pastër, strehim dhe shpesh në temperatura të ulëta”, ka thënë Throssell.
Ajo ka shtuar se shumica e tyre, sa kanë qenë në Bjellorusi, janë rrahur apo janë kërcënuar nga forcat e sigurisë.
“Disa të intervistuar kanë thënë se forcat bjelloruse të sigurisë kanë kërkuar para për ujë dhe ushqim”, ka thënë Throseell.
Kriza me migrantë në kufirin Bjellorusi - Poloni
1/12Migrantët shtyhen derisa presin të marrin ushqimin në Bjellorusi. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha më 21 nëntor se presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka filluar ‘luftë hibride’ kundër Bashkimit Evropian.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
2/12Një grua mban një fëmijë derisa largohen nga tenda. Duke folur pas një vizite që kishte në Estoni, Lituani dhe Letoni, kryeministri Morawiecki përmendi rezultatet e një sondazhi dhe tha se polakët janë të shqetësuar se kriza me migrantë mund të eskalojë në konflikt të armatosur.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
3/12Një polic bjellorus mban pengesën, derisa migrantët shtyhen për të marrë ushqim. Perëndimi ka akuzuar presidentin e Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, për ‘nxitje të migrimit’, duke sjellë migrantë në kufirin e Bjellorusisë dhe duke i nxitur ata të kalojnë në Poloni - vend anëtar i BE-së. Bjellorusia i mohon akuzat dhe kritikon BE-në për mospranimin e migrantëve.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
4/12Migrantët duke fjetur në një qendër logjistike afër pikës kufitare Kuznica. Në një intervistë për BBC-në më 19 nëntor, Lukashenka ka pranuar se është absolutisht e mundshme që forcat e sigurisë së Bjellorusisë i kanë asistuar migrantët, por ka mohuar se Qeveria e tij i ka sjellë ata në Bjellorusi.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
5/12Një polic mban dritat në pikën e kontrollit afër fshatit Bialovieza në Poloninë lindore, përkatësisht afër kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Polonia ka shpallur gjendje emergjente në zonë dhe vetëm banorët lejohen të hyjnë në territorin e saj.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
6/12Njerëzit bartin arkivolin e migrantit jemenas, Mustafa Mohammed Murshed al-Raimi, në fshatin Bohoniki, afër kufirit mes Bjellorusisë e Polonisë, më 21 nëntor. Migranti, 37 vjeçar, ishte i treti që vdiq në zonë. Ai u varros në varrezat myslimane afër fshatit, njësoj si edhe siriani Ahmed al-Hassan, 19 vjeç, dhe një migrant i paidentifikuar nga Afrika.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
7/12Njerëzit hedhin dhe në varrin e al-Raimit gjatë ceremonisë mortore. Polonia njoftoi se së paku 11 persona që konsiderohen migrantë, kanë vdekur që nga fillimi i krizës në verë.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
8/12Një imam udhëheq ceremoninë mortore të një migranti të vdekur afër fshatit Bohoniki.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
9/12Qytetarët marrin pjesë në demonstrata, në përkrahje të ushtarëve, policëve dhe forcave të Mbrojtjes Territoriale në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë. Dhjetëra persona valëvisnin flamurin kombëtar polak.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
10/12Ditë më parë, qytetarët në qytetin polak, Hajnovka, protestuan me fotografi fëmijësh për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në kufi.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
11/12Pamje nga zona afër pikës kufitare Kuznica.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
12/12Një anëtar i ushtrisë polake kalon afër një mjeti të blinduar, derisa kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, viziton kufirin afër qytetit Krynki në Poloni. Këtë fotografi e publikoi Zyra e kryeministrit polak më 22 nëntor.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, shumë polakë kanë protestuar në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
Previous slide
Next slide
Bjellorusia nuk e ka pranuar se ka shkaktuar krizën në kufi dhe ka fajësuar Bashkimin Evropian për katastrofë humanitare në zonën afër kufijve.
Zyra e OKB-së për të Drejta të Njeriut ka thënë se të dyja shtetet kanë parandaluar qasjen në zonën kufitare për stafin e saj.
Në Poloni, ekipi i OKB-së ka intervistuar njerëz që kanë kaluar kufirin në muajt e kaluar, derisa në Bjellorusi nuk i është mundësuar qasja.
Një zëdhënës për shërbimet speciale të Polonisë ka thënë se shteti i tij është duke vepruar brenda ligjit dhe se janë marrë veprime për të mbrojtur kufijtë e shtetit.
“Rruga e migrimit, e kontrolluar dhe organizuar nga shërbimet bjelloruse, është mjeti i vetëm që është përdorur nga regjimi në Minsk”, ka thënë Stanislaw Zaryn.
Polonia ka marrë masa ndaj krizës me migrantë, duke përfshirë ndërtimin e një ndalese me gjemba dhe angazhim të mijëra ushtarëve në kufirin rreth 400 kilometra me Bjellorusinë.
Throssel ka thënë se shumë migrantë dhe refugjatë kanë kaluar kufirin disa herë në të dyja drejtimet, për shkak të “praktikave të të dyja shteteve që kanë shtyrë njerëzit në anën tjetër të kufirit”.